Në Këndin Amerikan në Prizren, të mërkurën, ka filluar Kampi Global (Camp Global), një aktivitet i dedikuar për të rinjtë që sivjet zhvillohet rreth temës “Gjenerimi i ndryshimit”, me përqendrim në ndërtimin e aftësive të lidershipit.
Pas përvojave të realizimit të këtij kampi në mënyrë virtuale me të rinjtë e Prishtinës dhe të Prizrenit, në saje të bashkëpunimit të Gulf Coast Diplomacy dhe Këndit Amerikan në Prishtinë, tani ky kamp realizohet me pjesëmarrje fizike, raporton Telegrafi.
Drejtoresha ekzekutive e Gulf Coast Diplomacy, Jena Melançon, ka sqaruar se Kampi Global (Camp Global) si një kamp i lidershipit për të rinjtë, ka filluar në vitin 2020, dhe se fillimisht është mbajtur në mënyrë virtuale, në bashkëpunim me Këndin Amerikan në Prishtinë, derisa prej vitit të shkuar është përfshirë edhe Këndi Amerikan në Prizren.
“Në këtë kamp, pjesëmarrësit e rinj njihen me atë se çfarë do të thotë që të jesh lider, çfarë aftësish kanë brenda vetes që paraqesin lidership, sikurse edhe me llojet e ndryshme të liderit. Po ashtu njihen me planet e veprimit, që mund të përdoren në shtëpi, shkollë, me familjen, apo në punësim. Pos kësaj shqyrtojmë edhe kreativitetin, dhe cilat gjëra e cytin kreativitetin”, ka thënë Melançon.
Sipas saj njohuritë në këtë drejtim janë të rëndësishme për këtë grup moshë.
“Është e jashtëzakonshme të kesh ëndrra, por nëse nuk ke një plan nuk do të arrish realizimin e ëndrrave”, ka deklaruar ajo.
Melançon ka pohuar se është mjaft e emocionuar me mundësinë që të realizojë kampin me të rinjtë kosovarë me pjesëmarrje fizike pasi për dallim prej virtuales ka më shumë ndërveprim.
Por sipas saj në saje të këtij bashkëpunimi me të rinjtë nga Prishtina dhe Prizreni krijohen mundësi edhe për realizimin e programeve tjera virtuale me Gulf Coast Diplomacy, që mundëson rrjetëzimin e të rinjve të Kosovës me ata të ShBA-së, por edhe me të rinjtë e shteteve tjera, raporton Telegrafi.
Koordinatori i Këndit Amerikan në Prizren, Besart Osmani është shprehur i kënaqur me interesimin e mbi 20 të rinjve për këtë kamp, që zhvillohet për dy ditë në Prizren dhe në ditën e tretë aktivitetet realizohen në Prishtinë.
“Ky kamp është një mundësi e mirë për pjesëmarrësit e rinj që të përfitojnë njohuri të reja për lidership, komunikim dhe angazhim në komunitet, por edhe të krijojnë përvoja të reja të bashkëpunimit”, ka thënë Osmani.
Kampi Global (Camp Global) me pjesëmarrje fizike realizohet për herë të parë në Prizren, derisa në Prishtinë është organizuar edhe vitin e shkuar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gjesti po e shijon fitoren e madhe në BBVA – publikon video me 'Lamborghini' pas spektaklit

Osmani deklaron pasurinë në AKK: Pronë gjysmë milion euro në Australi, banesë, shtëpi e parcelë

Trump zemërohet me Zelenskyn: Krimea ka humbur gjatë kohës së Obamas

Laert Vasili për Gjestin: Big Brotherin e fitoi një analfabet funksional

Luka Modric nënshkruan një kontratë me Real Madridin siç nuk e ka pasur kurrë në karrierën e tij

Pasuria e Kurtit, jeton me qira në Prishtinë - banesa në Norvegji në emër të bashkëshortes

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Publikohet momenti i gjuajtjes me breshëri plumbash ndaj terroristëve serbë në Banjskë

Kush do të jetë Papa i ardhshëm? Kandidatët kryesorë në një garë të paparashikueshme

La Liga i jep Barcelonës lajmin fantastik për sezonin e ri

Avokatja e Diamant Gashit: Babai i tij ishte i tronditur nga përfshirja e të birit në rastin e vrasjes së rreshterit Muhamed Lika

Flick projekton transferimin e ish-lojtarit të Real Madridit te Barcelona

Haradinaj: Nëse Limaj i vazhdon pushtetin Kurtit, është dorë e zgjatur e Serbisë