Të punësuarit në “Higjienën komunale” u kthyen në punë, po pastrohen mbeturinat në Shkup

Të punësuarit në “Higjienën komunale” Shkup u kthyen në punë, pasi këto ditë kryeqyteti ishte plotë me mbeturina për shkak të protestës së tyre për paga më të larta dhe kthimin e të kolegëve të pushuar nga puna dhe prej dje në terren doli turni i dytë i të punësuarve në ndërmarrje, ndërsa nga Sindikata, ku përfshihen edhe të punësuarit në “Higjienën komunale” (SUTKOZ) janë të qëndrimit se vendimi për kthim në punë është në interes të qytetarëve, ndërsa të drejtat do të vazhdojnë t’i kërkojnë institucionalisht.
Drejtoresha e ndërmarrjes Kosana Mazneva dje në konferebcë për shtyp deklaroi se puna në “Higjienën komunale” Shkup është kthyer në normalitet, mbeturinat pastrohen rregullisht dhe të punësuarit i kryejnë detyrat e tyre të punës.
“Kjo bllokadë e inskenuar politikisht kishte qëllimin e vetëm të minonte besueshmërinë time personale, prishjen e kredibilitetit të ndërmarrjes dhe prishjen e kredibilitetit personal dhe profesionale të kryetares Arsovska dhe çka është më e rëndësishmja, mbrojta e interesave të strukturave mafioze në ndërmarrjen tonë”, tha Mazneva.
E shoqëruar nga kryebashkiakja e Shkupit, Danella Arsovska, ajo tha se “një grup i vogël i të punësuarve për disa ditë kanë bllokuar punën e rregullt dhe nuk kanë lejuar pastrimin e mbeturinave në territorin e Shkupit”, dhe shtoi se “më shumë se 15 vite ata kanë qenë rregullisht në ndërrimin e tretë, ndërsa pjesa më e madhe e tyre, aspak nuk janë paraqitur në punë”.
“Administrata e qytetit dhe ‘Higjiena komunale’ Shkup me sukses janë përballur me pengesat dhe bllokimin e punës së kompanisë sonë nga strukturat mafioze që nuk lejuan asnjë të punësuar të kryejë detyrat”, tha Mazneva.
Së bashku me Arsovskën theksuan se nuk do të lejojnë “të vazhdojë arbitrariteti i disave në qytet dhe se para së gjithash është i rëndësishëm interesi publik, pra interesi i qytetarëve”.
Në pyetjen se kush janë “strukturat mafioze”, u përgjigj se “para disa ditëve është informuar edhe MPB-ja dhe Prokuroria Publike”.
Kryetarja e Qytetit Arsovska deklaroi se publiku duhet t’i japë mirënjohje Maznevas sepse është drejtoresha e parë e kësaj ndërmarrje që vendosi të përballet me “mafian” në NP “Higjienën komunale”.
“Nuk do të lejojë që askush të manipulojë, më së paku kundër një gruaje e cila u kap në një ndërmarrje prej 1400 të punësuar, që ishte peng nga njëqind personazhe të lidhur familjarisht, prej të cilave ata që i drejtojnë janë struktura mafioze, të përpiqen ta kthejnë këtë dhe ta bëjnë atë fajtore për çdo gjë. Ajo i zbuloi të gjitha parregullsitë. Ajo ka vepruar që në muajin e kaluar dhe para 25 qershorit kur ka reaguar siç duhet, kur ka nisur me të gjitha procedurat dhe vetëm atëherë këto struktura mafioze kanë vendosur të merren me të. Vendimet e largimit nga puna të këtyre mafiozëve janë të muajit të kaluar me kallëzimet penale që janë ngritur ndaj tyre. Ata nisën trazira dhe reagime pasi panë se këtu nuk ka më shaka, se askush nuk ka ndërmend të dorëzohet para presioneve, kërcënimeve, shantazheve. Duhet ta përshëndetni faktin që dikush po merret me këta mafioz pas 30 vitesh”, tha Arsovska.
Ajo shtoi se edhe pse ka shumë të afërm në mesin e punonjësve të ndërmarrjes, “ne i ndajmë njerëzit në të ndershëm dhe të pandershëm, punëtorë dhe jo punëtorë” dhe “nuk ka vend për të pandershëm dhe jo punëtorë”.
Në pyetjen se a pajtohet me propozimin e disa kryetarëve të komunave që përgjegjësia për grumbullimin e mbeturinave në qytet t’u bartet atyre, Arsovska u përgjigj se njerëzit “nga koalicioni DPMNE-LSDM” bëjnë lojëra politike dhe “si influencues fotografohen rrugëve dhe rrëmujës që po e bëjnë” dhe duhet, tha ajo, të ndalojnë së luajturi me nervat e shkupjanëve dhe interesin e tyre, gjegjësisht institucionet të funksionojnë ashtu siç duhet.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Zgjedhjet në Shqipëri, 42 mijë shtetasve nga diaspora u refuzohet aplikimi

Shala për grisjen e Kuranit në Prizren: Akt që duhet hetuar pa emocione nga organet e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës