Të premten ditë jo pune për serbët në Maqedoni

Ministria e punës dhe politikës sociale të Maqedonisë (MPPS) bën të ditur se pjesë e festave shtetërore është edhe 27 janari, dita e Shën Savës, festë e bashkësisë serbe, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Prandaj, më 27 janar është ditë jo pune, por vetëm për bashkësinë etnike të serbëve në Maqedoni. Njiherit MPPS-ja i uron serbët për festën e tyre të Shën Savës./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
23/01/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate



















































