LAJMI I FUNDIT:

Të përsosura për det: Tetë mënyra për shamitë e larme

Të përsosura për det: Tetë mënyra për shamitë e larme

Flokët i mbulojmë me shami dhe inspirohemi me stile vintage që cilat dikur kanë qenë arkaike

Sot ‘shamitë e gjysheve’ janë gjithnjë e më shumë të pranishme në botën e stilit, i bartim në mënyrë moderne dhe të bukur.


Shamia vjen e zbukuruar me motive të ndryshme, me theksin e kreativitetit të disenjatorëve të modës. Shamia është mjaft praktike, posaçërisht verës, transmeton Telegrafi.

Zgjedhim ngjyra dielli dhe tone të zjarrta apo print të parezistueshëm animal, të zbukuruar me motive kafshësh.

Me këto shami mbrojmë flokët edhe nga dielli edhe nga erërat, gjë që qëndrojnë të kuruar dhe të bukur.

Motivet me pika dhe stil të rastësishëm të flokëve na rikujtojnë stilet e viteve gjashtëdhjetë të shekullit të kaluar.

Shamitë e mëdha mëndafshi janë të përsosura si pjesë e veshjeve verore.

Flokët e çrregullta në ditët e verës do t’i mbajë të rregullt tekstili i lehtë.

Një shirit të gjatë nga mëndafshi apo pambuku lidheni rreth gërshetit të lartë.

Stili i divave të filmit po arrin nga gjysma e shekullit të kaluar.

Vajzat boho e dinë se për çfarë shërbejnë shallet e pambukut me gëzof. /Telegrafi/