LAJMI I FUNDIT:

Të përmbyturit në Shkup, festë me familje të ndara nëpër konvikte (Video)

Të përmbyturit në Shkup, festë me familje të ndara nëpër konvikte (Video)

Familjet të cilat pësuan nga vërshimet në Shkup, viti i ri do t’i gjejë nëpër konvikte dhe me familje të ndara. 53 vjeçarja Nevrie Rushiti nga Hasanbegu kurrë nuk kishte menduar se ndërrimin e motmoteve do ta kalojë në një dhomë studentësh. Ajo bashkë me familjen e saj tashmë 4 muaj janë strehuar në konviktin “Tome Stefanosvki-Seniç” për shkak se gjysma e shtëpisë iu rrënua gjatë përmbytjeve të 6 gushtit. Në dhomën e konviktit të gjithë anëtarët e familjes Rushiti do ti urojnë mirëseardhje Vitit të Ri 2017 me shpresë që viti që vjen do të sjellë ditë më të lumtura për këtë familje, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Shtëpitë janë njëjtë, sikurse i kanë marrë vërshimet, as nuk mbajmë shpresë se do të bëhet diçka më mirë, kanë thënë bëhet e bëhet por kurrgjë. Po, po nis Viti i Ri, do të rijmë këtu edhe sonte, do ta presim Vitin e Ri këtu”, tha Nevrie Rushiti, banore e Hasanbegut.

“Ne mendojmë të bëhet më mirë por nuk e di…Kush e ka përjetua e di, kush nuk e ka përjetua nuk e di, 24 orë nuk kisha ku të ulem në shtëpi prej ujit dhe baltës e kur na i çelën dyert këtu na u duk sikur me shkua të dajt. Shpresojmë që do të bëhet mirë, por si e ka shkrua Zoti, ashtu. Na kanë dhënë pak para por ato nuk mjaftojnë, ne edhe ashtu ishim dobët financiarisht, pa punë”, u shpreh Fadil Rushiti, banor i Hasanbegut.


Alsat-M njofotn se me rastin e natës së ndërrimit të viteve, në konviktit janë përgatitur ushqime speciale për të strehuarit. Ky veprim mbase do tu ndihmojë banorëve të prekur nga përmbytjet të harrojnë të paktën për një natë brengat e tyre për dëmet që pësuan më 6 gusht.

“Tash nuk varet nga konvikti, varet nga situata sociale ekonomike. Faleminderit prej drejtorit, për sonte na tha se do të na bëj një drekë dhe darkë speciale, gjithmonë ka qenë korrekt”, tha Fatmir Gashi, banor i Hasanbegut.

“Gjendem akoma në konvikt, ende nuk kam arrit ti rregulloj të gjitha në shtëpi. Për 2017 pres më mirë, por nuk besoj, me këtë gjendje jemi katastrofë. Pak ndihmë kemi marr prej shtetit, jo sa duhet. Çka ki më bë me 3 mijë euro, vitin e kaluar kam hy në kredi 10 mijë euro, e kam renovu shtëpinë. Uji i mori të gjitha, banka kërkon kredinë, shumë problem i madh”, deklaroi Ruzhdi Refiti, banor i Hasabegut.

Nga ana tjetër, shumë familje nga rajonet e përmbytura natën e ndërrimit të viteve do ta kalojnë në temperatura të ulëta, në shtëpitë e tyre pa dyer dhe dritare për shkak të kompensimeve jo reale nga shteti dhe pamundësisë financiare për të sanuar dëmet./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Lajme
Kalo në kategori