Të paktën pesë të vrarë pasi persona të armatosur hapën zjarr ndaj një grupi turistësh në Kashmirin e administruar nga India

Të paktën pesë persona janë vrarë pasi persona të armatosur hapën zjarr ndaj një grupi turistësh që vizitonin një vend të bukur në Kashmirin e administruar nga India.
Sulmi ndodhi në Pahalgam, një qytet piktoresk në Himalaje, i përshkruar shpesh si "Zvicra e Indisë", shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Kryeministri i rajonit, Omar Abdullah, tha se sulmi ishte "shumë më i madh se çdo gjë që kemi parë të drejtuar ndaj civilëve në vitet e fundit".
Raportet thonë se një numër i njerëzve u plagosën gjithashtu në sulm.
The road to peace in Balochistan passes through Kashmir.
Thank you, @majorgauravarya, for the advice. 🙏😂#Pahalgam #pahalgamattack pic.twitter.com/1PjONghzI3— ENP 166 (@ENP_Intel) April 22, 2025
Ndërkohë, nënguvernatori i rajonit, Manoj Sinha, tregoi se ushtria dhe policia ishin vendosur në vendngjarje.
Asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin.
Mediat kujtjonë se ka pasur një kryengritje të gjatë në rajonin me shumicë myslimane që nga viti 1989, megjithëse dhuna është zbehur vitet e fundit.
Policia theksoi se shumë turistë ishin dërguar në spital me plagë me armë zjarri.
Zona është rrethuar dhe po punohet për gjetjen e autorëve. /Telegrafi/

































