LAJMI I FUNDIT:

Të paktën 40 të vdekur dhe dhjetëra të lënduar – çfarë dihet deri më tani në sulmin masiv në Moskë

Të paktën 40 të vdekur dhe dhjetëra të lënduar – çfarë dihet deri më tani në sulmin masiv në Moskë

Të paktën 40 persona janë vrarë dhe më shumë se 100 janë plagosur në një sulm me armë zjarri në një sallë koncertesh në Moskë.

Disa persona të armatosur dhe të maskuar hynë në sallën “Crocus City” në perëndim të Moskës, ku kryen një sulm masiv, raporton bbc.

SHBA thotë se nuk ka asnjë indikacion se Ukraina qëndron pas sulmit 'të tmerrshëm' në Moskë
Lexo po ashtu SHBA thotë se nuk ka asnjë indikacion se Ukraina qëndron pas sulmit 'të tmerrshëm' në Moskë

Shtëpia e Bardhë tha të premten se nuk kishte asnjë indikacion fillestar se Ukraina, e cila po lufton kundër pushtuesve nga Rusia, ishte përfshirë në një sulm “të tmerrshëm” në një sallë koncertesh në Moskë.


Çfarë dihet deri më tani:

https://twitter.com/visegrad24/status/1771244961347915939

Disa persona të armatosur të veshur me kamuflazh hynë në sallën “Crocus City” në periferi të Moskës dhe hapën zjarr ndaj njerëzve të mbledhur për një rock koncert;

Të paktën 40 persona u vranë dhe më shumë se 100 të tjerë u plagosën, Shërbimi Federal i Sigurisë së Rusisë (FSB);

Pas të shtënave masive, digjet salla e koncerteve në Moskë - ambasada amerikane kishte paralajmëruar për sulm nga ekstremistët
Lexo po ashtu Pas të shtënave masive, digjet salla e koncerteve në Moskë - ambasada amerikane kishte paralajmëruar për sulm nga ekstremistët

Pamjet nga brenda sallës së koncerteve tregojnë të paktën katër sulmues që qëllojnë pa dallim ndaj civilëve që bërtasin duke u përpjekur të iknin;

U dëgjuan disa shpërthime dhe një zjarr i madh në ndërtesë, i cili shkaktoi shembjen e një pjese të çatisë pranë teatrit;

Autoritetet arritën të evakuojnë 100 persona të fshehur në bodrum dhe ka raportime se disa nga sulmuesit janë barrikaduar brenda;

Pamje të reja pas vrasjeve masive në Moskë - njëri prej të dyshuarve shihet duke u larguar me armë në dorë, dy të tjerë fotografohen në veturë
Lexo po ashtu Pamje të reja pas vrasjeve masive në Moskë - njëri prej të dyshuarve shihet duke u larguar me armë në dorë, dy të tjerë fotografohen në veturë

Garda kombëtare e Rusisë është përfshirë në kërkimin e sulmuesve, identiteti i të cilëve ende nuk është përcaktuar;

Shteti Islamik ka pretenduar se ka kryer sulmin në bashkinë e qytetit Crocus, thotë kanali Telegram i grupit;

Disa prej të dyshuarve pretendohet se kanë ikur prej skenës së krimit ndërsa Garda Kombëtare e Russës është larguar nga salla e koncerteve. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tërmeti më i fortë në 40 vjet godet Napolin, i gjithë qyteti zgjohet nga 'zhurma e madhe' para lëkundjes

Tërmeti më i fortë në 40 vjet godet Napolin, i gjithë qyteti zgjohet nga 'zhurma e madhe' para lëkundjes

Evropa
Tensione në Bosnje, BE dërgon trupa shtesë për të ruajtur paqen

Tensione në Bosnje, BE dërgon trupa shtesë për të ruajtur paqen

Bosnja
Zelensky paralajmëron partnerët që të mos e lënë Putinin t'i 'mashtrojë' me armëpushim

Zelensky paralajmëron partnerët që të mos e lënë Putinin t'i 'mashtrojë' me armëpushim

Evropa
Rutte pritet të takohet me Trumpin me dyshime ende të varura mbi angazhimin e SHBA

Rutte pritet të takohet me Trumpin me dyshime ende të varura mbi angazhimin e SHBA

Evropa
Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Australia
Trump ndryshon qëndrim: Askush nuk do t’i dëbojë palestinezët nga Gaza

Trump ndryshon qëndrim: Askush nuk do t’i dëbojë palestinezët nga Gaza

Azia
Kalo në kategori