Avokati i Diego Maradonas, Matia Morla ka paralajmëruar tre personat që bënë ‘selfie’ me trupin e pajetë të legjendës argjentinase se 'do të paguajnë shtrenjtë'.

Tre punonjës nga kompania e funeralit bënë ‘selfie’ me trupin e Maradonës dhe më pas e përhapën atë në internet. Njëri prej tyre tashmë është identifikuar dhe pushuar nga pozita e tij.


Për dy të tjerët, La Gazzetta dello Sport raporton se është vetëm çështje kohe.

Fotografitë u bënë gjatë transportimit të trupit nga ku Maradona vdiq e deri në pallatin Presidencial ‘Casa Rosada’ në Buenos Aires.

selfie maradona 1

Fytyra dhe identiteti i të paktën njërit prej autorëve është i njohur tashmë dhe kompania ka njoftuar se tashmë e ka shkarkuar atë nga puna.

Të njëjtin fat do të ketë së shpejti dy punonjësit e tjerë të përfshirë, të cilët pozuan pranë arkivolit pak para se ta arkivonin.

selfie maradona

selfie maradona

Gjesti do të ketë gjithashtu pasoja ligjore, pasi avokati i Maradonës, Morla u tërbua në rrjetet sociale.

“Ata janë fajtorë për një veprim të egër dhe devijues. Ata do të paguajnë shtrenjtë”, ka shkruar Morla. /Telegrafi/

telegrafi sport app