Serbia po vazhdon ta mbajë të fshehur fatin e mbi 1.600 personave të zhdukur në luftën e fundit në Kosovë. Megjithatë, institucionet e Kosovës presin një dinamik më të shtuar në këtë proces, pasi brenda territorit të Kosovës nuk do të ketë informatë ose lokacion që nuk do të ketë gërmime. Kurse, në Serbi janë tri deri katër lokacione në të cilën vendi ynë po pret përgjigje për të nisur gërmimet.
Udhëheqësi i Njësisë së Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Kushtrim Gara, në një intervistë për KosovaPress, tha se në vitin e kaluar, familjarëve u janë dorëzuar eshtrat e 25 personave, derisa është punuar në nëntë lokacione të ndryshme ku edhe janë zhvarrosur dy trupa.
Sipas tij, në tetor të viti 2021, janë varrosur nëntë trupat e martirëve të vrarë në masakrën e Rrezallës të prillit të viti 1999, derisa këtë vit thekson se si komision kanë një dinamik të shtuar për intensifikimin e të gjitha lokacioneve në Kosovë.
“Derisa vazhdojnë të jenë më shumë se 1 mijë e 600 persona të pagjetur, sigurisht që çdo informatë që mund të klasifikohet dhe të vlerësohet si informatë që mund të kontribuojë në proces, duhet të trajtohet me shumë prioritet… Po bëjmë përpjekje që gjatë këtij viti të ketë një dinamik të shtuar në këtë proces. Kryesuesi i komisionit është në komunikim të vazhdueshëm me kolegë të institutit të mjekësisë ligjore dhe institutit për hetime të luftës, por edhe institucionet e tjera kompetente të Republikës së Kosovës, gjykata kompetente që të kemi një dinamik të shtuar në proces ose të intensifikojmë angazhimin e përbashkët që të gjitha lokacionet e mundura të Republikës së Kosovës të trajtohen dhe të procedohen në kuptimin vlerësues”, thotë ai.
Për zbulimin e territoreve të mbetjeve mortore nga lufta e fundit, Gara tha se në shtetin serb janë tri ose katër lokacione në të cilat komisioni veçse kanë dërguar shkresat te partnerët ndërkombëtarë për lejimin e gërmimeve në atë shtet.
Derisa shton se Kosova mbetet shembull për numrin e lokacioneve të cilat janë trajtuar për vetëm një vit.
“Sfiduese mbesin lokacionet në territorin e Serbisë, por në këto raste jemi në një komunikim edhe me bashrendim të aktiviteteve të vazhdueshme me partnerët ndërkombëtarë që janë pjesë e këtij procesi që të shtohet presioni dhe trysnia ndaj palës serbe që të kemi sa më parë data për fillimin e gërmimeve për lokacionet e shënuara në territorin e Serbisë… Brenda territorit të Kosovës nuk do të ketë informatë ose lokacion, i cili nuk do të trajtohet në kuptimin gërmimeve, domethënë Republika e Kosovës do të vazhdojë të jetë shembull për mënyrën e trajtimit të informatave, për numrin e informatave ose për numrin e lokacioneve që janë trajtuar brenda vitit… Janë të paktën tri apo katër lokacione nëpër të cilat ne tashmë i kemi dorëzuar shkresat zyrtare dhe janë të shënjuara dhe po presim që të kemi një koordinim me partnerët ndërkombëtarë”, tha Gara për KosovaPress
Gara shtoi se kërkesat e vazhdueshme të tyre ndaj partnerëve ndërkombëtarë janë që të shtohet presioni mbi palën serbe që të kenë datat se kur mund të zhvillohen gërmimet atje.
“Ndërsa për aktivitete e tjera po bëjmë përpjekje, jemi njoftuar që të kemi një dinamik të shtuar në proces dhe në një koordinim të plotë me familjarët e personave të pagjetur që krahas angazhimit institucional të bëhet përpjekje, të ketë një trajtim më të mirë ligjor për familjarët e personave të pagjetur… Për shtetin e Serbisë kërkesat tona janë të vazhdueshme jo vetëm kërkesat por bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë është i vazhdueshëm që të shtohet presioni ndaj palës serbe që të kemi sa më parë datat për fillimin e gërmimeve, ndërsa për lokacionet brenda territorit të Republikës së Kosovës, sigurisht tani me përshtatjen e kushteve të motit do të ketë një agjendë të shtuar për adresimin e informatave tashmë të siguruara të trajtuara paraprakisht, jo vetëm nga komisioni por edhe nga institucionet e tjera kompetente në këtë rast nga instituti i mjekësisë ligjore, sektori i policisë për hetimin e krimeve të luftës, prokuroria speciale e Kosovës dhe gjykatat kompetente”, tha ai. /KP/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ministria e Administratës: Në MMJPH është kryer inspektim i rregullt, nuk janë marrë kompetencat siç thonë nga BDI

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Mickoski nga Uashingtoni: Maqedonia është aleate e besueshme e SHBA-së, Evropa duhet të jetë parimore në vend se me dy standarde

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit