Do të ndryshohet protokolli gjatë alarmeve për bomba, mësimi do të vazhdojë derisa policia do të bëjë kontrollet

Pas 4 muajsh pasi Maqedonia ishte shënjestër e sulmeve kibernetike, protokollet e sigurisë për reagim ndaj kërcënimeve me bomba në shkolla po ndryshojnë.
Qëllimi i ndryshimit të protokollit është të mos ndërpritet mësimi ndërkohë që po bëhen kontrollet e sigurisë.
Sipas informacioneve jozyrtare thuajse në të gjitha shkollat ka prezencë të policisë, e cila monitoron situatën. Në rast kërcënimi të mundshëm, punonjësi i policisë vlerëson fillimisht rrezikun dhe nëse ka ndonjë gjë të dyshimtë thirren ekipet e antiterrorizmit. Njoftohen prindërit dhe fëmijët se në shkolla do të përdoret vetëm një hyrje dhe do të jetë e mbyllur edhe gjatë orëve të mësimit.
Detaje zyrtare ende nuk janë bërë të ditura, ndonëse ministri i Punëve të Brendshme, Spasovski tashmë ka bërë të ditur se policia po kryen patrullime 24 orëshe nëpër shkolla.
“Ne patrullojmë të gjitha shkollat 24 orë në ditë, por udhëzimet janë të tilla që tregojnë se masat që ndërmerren duhet të merren menjëherë pas raportimit dhe nuk duhet të devijojmë nga kjo, sepse askush nuk mund të mbajë përgjegjësi nëse nuk veprohet sipas udhëzimeve, prandaj kolegët duhet të veprojnë, por ne nuk u ndalëm në veprim, po kërkojmë mënyra për të gjetur një zgjidhje për këtë situatë”, tha Spasovski.
Masat konkrete që pritet të vlejnë tashmë nga e hëna duhet të përcaktohen sot, në takimin e kryeministrit Kovaçevski me ministrin e Punëve të Brendshme dhe atë të Arsimit.
Për paralajmërimin e ndryshimit të protokolleve, ka reaguar edhe kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski, i cili tha se disa drejtorë të shkollave kanë marrë udhëzime që të mos tregojnë nëse u vjen e-mail kërcënues.
Ndryshe, këtë javë, si zgjidhje e përkohshme, Ministria e Arsimit dhe Kulturës dhe shkollat kufizuan mësimin online pasi fëmijët dhe mësuesit shkuan në shtëpi pas evakuimit të tyre, por nisma “Mësimi dhe tekstet shkollore duhet të jenë aty” i dërgoi një letër Ministrisë së Arsimit, në të cilën kundërshtojnë me forcë që kjo zgjidhje të jetë e përhershme dhe kërcënojnë me protesta nëse situata nuk normalizohet brenda dy javësh./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri