LAJMI I FUNDIT:

Do të mungojë një ndeshje pas gjestit ndaj Azpilicuetas, Ibra: Nuk e di a do të jem gjallë për ‘play-off’

Do të mungojë një ndeshje pas gjestit ndaj Azpilicuetas, Ibra: Nuk e di a do të jem gjallë për ‘play-off’
(Foto: Football Italia/EPA)

Sulmuesi suedez, Zlatan Ibrahimovic, është pezulluar për një ndeshje pas goditjes me shpatull ndaaj mbrojtësit spanjoll, Cesar Azpilicueta, në ndeshjen e të dielës.

Me golin e Alvaro Moratas, Spanja i siguroi tri pikët dhe kualifikimin në Kampionatin Botëror, ‘Katar 2022’.

Gjesti i 40-vjeçarit është komentuar shumë në media sociale lidhur me frustrimin e tij në raport me mbrojtësin e Chelseat.


Ibra hyri në fushë pas minutës së 73-të, mirëpo në minutën e dytë shtesë (90’+2) e humbi qetësinë duke e goditur dhunshëm me shpatull futbollistin kundërshtar.

Vjen reagimi i Azpilicuetas për veprimin e shëmtuar të Ibrahimovicit ndaj tij
Lexo po ashtu Vjen reagimi i Azpilicuetas për veprimin e shëmtuar të Ibrahimovicit ndaj tij

Gjyqtari Felix Brych nuk pa asgjë, ndërsa nuk ndëehyri as VAR-i. Mirëpo, nga raporti i ndeshjes është mësuar se sulmuesi është ndëshkuar për incidentin dhe do të mungojë për ndeshjen e parë të ‘play-offit’ që zhvillohet në muajin mars.

“Zhvilluam një ndeshje të mirë, jemi të zgjënjyer që nuk përfunduam të parët (në grup). Por, duhet të jemi pozitivë”.

“A jam i skualifikuar për ndeshjen e parë të ‘play-offit’ për Kampionatin Botëror? Do të shohim se çfarë do të ndodhë, nuk e di nëse do të jem gjallë për ‘play-off'”, ka thënë Ibrahimovic për Calciomercato.com. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Guardiola i dëshpëruar pas humbjes nga Real Madridi: Është qesharake, nuk mund ta përballoj situatën

Guardiola i dëshpëruar pas humbjes nga Real Madridi: Është qesharake, nuk mund ta përballoj situatën

Liga e Kampionëve
Vinicius Jr jep një përgjigje brilante për talljet e tifozëve të Man Cityt për Topin e Artë

Vinicius Jr jep një përgjigje brilante për talljet e tifozëve të Man Cityt për Topin e Artë

Liga e Kampionëve
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Haaland kalon Shevchenkon dhe Ibrahimovicin në renditjen e golashënuesve n​ë Ligën e Kampionëve

Haaland kalon Shevchenkon dhe Ibrahimovicin në renditjen e golashënuesve n​ë Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg

Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg

La Liga
Kalo në kategori