Të moshuarit ikën nga azili për të shkuar në një festival të muzikës ‘heavy metal’ (Foto)

11:"© Redferns
Stafi i një zili për të moshuar në Gjermani, ka dhënë alarmin se mungojnë dy të moshuar.
Policia është vënë në kërkim të tyre dhe i ka gjetur në festivalin e muzikës ‘heavy metal’, ndërsa refuzonin të largoheshin, transmeton Telegrafi.
“Kishin humbur orientimin dhe ishin të trullosur, pasi kishin pirë sasi të vogla alkooli”, ka thënë zëdhënësja e policisë.
Meqenëse ishte ora tre pasmesnate, ata i shoqëruan për në qendrën e banimit dhe iu tërhoqën vërejtjen që të mos e përsërisin këtë veprim, raporton Deutsche Welle.
Wacken Open Air, është festivali më i madhi në botë i muzikës ‘heavy metal’ që vetëm këtë vit, ka mbledhur rreth 75 mijë pjesëmarrës. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
06/08/2018
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate

























































