Përfaqësues të organizatave të të mbijetuarve të dhunës seksuale, kërkojnë nga kryeministri Hoti që të mos harrohen 20 mijë zërat e padëgjuar përballë shtetit serb.
Drejtoresha e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, Feride Rushiti thotë se prapa atyre viktimave fshihen me mijëra familjarë që për më shumë se dy dekada kërkojnë drejtësinë e mohuar.
“Prapa atyre 20 mijave fshihen edhe mijëra familjarë të cilët edhe sot rënkojnë për fatin e tyre. Edhe sot nuk ka drejtësi për kriminelët të cilat e kanë ushtruar këtë krim gjatë luftës. Prandaj mendojmë që dialogu është i mangët vetëm me adresim e disa grupeve, ndërsa të mbijetuarat e dhunës seksuale të luftës nuk paraqiten ose nuk diskutohen se si të procesohet me to”, deklaron Rushiti.
Rushiti kërkon nga kryeministri Avdullah Hoti që të jetë në bashkëpunim të ngushtë me organizatat të cilat i përfaqësojnë dhimbjet e 20 mijë grave e burrave të cilat janë dhunuar gjatë luftës. Kështu sipas saj, do të adresohen sa më qartë kërkesat e Kosovës në tavolinën e bisedimeve në Bruksel.
“E para çka duhet të kërkohet është qasja në drejtësi për të mbijetuarit e dhunës seksuale, dhe pa pasur një bashkëpunim të mirëfilltë mes të dyja këto shteteve ne e dimë mirëfilltë që nuk mund të realizohet drejtësia për të mbijetuarat e dhunës seksuale. Kërkesë kjo tani 20 vjet me radhë që vazhdon të jetë e të mbijetuarve dhe familjarëve të tyre. Përtej kësaj është reperacioni duhet të jetë pjesë e diskutimit për faktin që ata ndërkombtarisht janë të obliguar të paguajnë dëmet të cilat i kanë shkaktuar gjatë luftës dhe në veçanti për të mbijetuarat e dhunës seksuale. Kërkim falja publike po ashtu duhet të jetë pjesë e diskutimit, për faktin që kjo do të thotë shumë për të mbijetuarat e dhunës”, shton Rushiti për KosovaPress.
E drejtoresha e Qendrës për Promovimin e të Drejtave në Drenas, Kadire Tahiraj, thotë se kërkesë e përditshme e grave të mbijetuara, është që delegacioni i Kosovës mos të nënshkruajë marrëveshje me shtetin serb, pa u njohur faktet, e rrëfimet e viktimave të dhunës seksuale.
“Fatkeqësisht që 20 vjet këto gra kanë kërkuar drejtësi por fatkeqësisht deri më tani nuk kemi gjetur drejtësi. Edhe kërkojmë që të kemi drejtësi, por nuk guxojmë asnjëherë të kemi dialog me Serbinë pa u përmendur këto krime të luftës të cilat janë bërë që 20 vjet lëndojnë, me lot, rënkim, por mbi të gjitha kanë gjetur forcë për të mbijetuar”, deklaron Tahiraj.
Në këtë tavolinë bisedimesh, Tahiraj thotë se duhet të jenë vetë të mbijetuarat. Megjithatë sipas saj, për këto të fundit është “shpresë e vdekur”, se një ditë shteti serb do të kërkojë falje për krimet e bëra.
“Nuk besoj, të mbijetuarat tashmë kanë një shpresë të vdekur, por po shpresoj në qoftë se kanë vullnet dhe me të vërtetë dëshirojnë të mirën Kosovës, të mirën e qytetarëve, duhet që këto krime të përmendën në çdo tavolinë, në çdo konferencë dhe çdo dialog”, shton ajo.
Vasfije Krasniqi Goodman, është gruaja e parë që rrëfeu publikisht për këto krime. Vëllai i saj, Nafi Krasniqi vazhdon të kërkojë drejtësi për motrën, e cila ishte vetëm 16-vjeçare kur u dhunua nga dy paramilitarë serbë.
Krasniqi, që është edhe drejtor i organizatës “Drejtësi për të gjithë”, thotë për KosovaPress se pala kosovare duhet të ketë një platformë shumë serioze kur flitet për krimet dhe dëmet e luftës që kanë bërë në Kosovë.
“Ne gjithmonë kemi vlerësuar që dhunimet kanë qenë krime të organizuara ose që janë bërë në mënyrë sistematike nga aparati shtetëror serb. Ne besojmë se pala kosovare patjetër duhet të përfshijë në kuadër të negociatave të kësaj platforme për të negociuar me Serbinë, edhe dhunimet seksuale. Për shkak se në Kosovë sipas numrit që është nxjerrë nga organizatat e huaja thuhet se janë përafërsisht 20 mijë të dhunuar. Flasim për 20 mijë familje të prekura direkt dhe indirekt nga dhunimet, ku numri i të prekurve indirekt është shumë më i madh. Ku konsiderojmë se pakënaqësia është akumuluar aq shumë dhe gjithmonë është pakënaqësi që ka shumë elemente që na bëjnë neve te ndjehemi keq. Një prej tyre është edhe drejtësia”, deklaron Krasniqi.
Ndërkohë, në takimin që është planifikuar të mbahet të enjten ndërmjet delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë, në Bruksel, do të hartohet drafti i marrëveshjes finale për çështjen e personave të pagjetur.
Pas 20 muajsh të ndërprerjes së dialogut, më 16 korrik ky proces rifilloi me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Në Bruksel, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti u takua me presidentin Aleksander Vuçiq. /KP/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/2544561561-780x439.jpg)
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera
![Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lumir-abdixhiku-1-780x439.jpg)
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
![DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/dnv-1-1-780x439.jpg)
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
![LVV nis festën në Prishtinë, pasi Kurti shpalli fitoren në zgjedhje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/albin-kurtilogo-780x439.jpg)
LVV nis festën në Prishtinë, pasi Kurti shpalli fitoren në zgjedhje
![Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-2025-02-09T232720.404-780x439.jpg)
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
![Stavileci: PDK ka marrë mbi 200 mijë vota, rezultati tregon se qytetarët kërkojnë një qeveri të re](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/3-14-780x439.jpg)
Stavileci: PDK ka marrë mbi 200 mijë vota, rezultati tregon se qytetarët kërkojnë një qeveri të re
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/2544561561-780x439.jpg)
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera
![Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lumir-abdixhiku-1-780x439.jpg)
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
![Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-2025-02-09T232720.404-780x439.jpg)
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
![DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/dnv-1-1-780x439.jpg)
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
![Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476351715_1162478021903402_7885584996443489501_n-780x439.jpg)
Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë
![DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nenadii-780x439.jpg)
DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe