LAJMI I FUNDIT:

“Të martën ferr”, në Itali temperaturat vazhdojnë të rriten – pritet të thyhet rekordi

“Të martën ferr”, në Itali temperaturat vazhdojnë të rriten – pritet të thyhet rekordi

Edhe para pikut të nxehtësisë që pritej të martën, merkuri në termometër u rrit me një tjetër shkallë sot në Itali, gjë që nuk i pengoi turistët nga plazhet, muzetë dhe vendet antike.

Gjithsej 16 qytete të mëdha italiane janë vënë sot nën alarm të kuq të nxehtësisë, duke përfshirë Bolonja, Firence, Romë, Cagliari në Sardenjë, Palermo dhe Katania në Siçili, me temperatura që priten në hije rreth 35 dhe 36 gradë Celsius, por me ndjesinë e nxehtësisë afër 40 gradë, transmeton Telegrafi.


Roma është nën një diell të fortë dhe tashmë rreth orës 11 është regjistruar rreth 30 gradë Celsius. Në kopshtin zoologjik të kryeqytetit, rojet tashmë kanë filluar t’i ushqejnë kafshët me fruta të ngrira për t’i ftohur.

Në Vatikan, mijëra njerëz përballen me të nxehtin çdo ditë për të hyrë në muzetë e tij prestigjioze. Sot në mëngjes një numër i madh turistësh kanë pritur me orë të tëra në sheshin e Shën Pjetrit për të dëgjuar lutjen tradicionale të dielave nga dritarja, transmeton France Press.

Italia alarmon qytetarët e 15 qyteteve pasi vala e të nxehtit ka përfshirë Evropën
Lexo po ashtu Italia alarmon qytetarët e 15 qyteteve pasi vala e të nxehtit ka përfshirë Evropën

Shërbimi meteorologjik italian CMI njoftoi se i druhet vapës më të fortë këtë verë, por edhe shirave të dendur.

Në Romë, të quajtur “qyteti i ferrit” nga gazetarët, temperaturat mund të rriten në 40 gradë Celsius nesër dhe më pas në 43 ose 43 gradë të martën, duke thyer rekordin e mëparshëm të nxehtësisë prej 49.5 gradë Celsius të regjistruar në kryeqytetin italian në gusht 2007.

Megjithatë, temperaturat më të larta priten në Sardenjë. Rekordi i temperaturës prej 48.8 gradë Celsius më 11 gusht 2021, që ishte temperatura më e lartë e regjistruar ndonjëherë në Evropë, mund të thyhet.

Nxehtësia është një nga fenomenet meteorologjike më vdekjeprurëse, kujtoi së fundmi Organizata Botërore Meteorologjike. Verën e kaluar, sipas një studimi të publikuar së fundmi, temperaturat e larta ishin shkaku i më shumë se 60,000 vdekjeve vetëm në Evropë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle

Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle

Amerika
Trump e nis me shkarkime ditën e parë si president, largon mijëra punonjës të Shtëpisë së Bardhë

Trump e nis me shkarkime ditën e parë si president, largon mijëra punonjës të Shtëpisë së Bardhë

Amerika
Presidentja meksikane, Sheinbaum: Për ne dhe të gjithë botën, ai mbetet Gjiri i Meksikës

Presidentja meksikane, Sheinbaum: Për ne dhe të gjithë botën, ai mbetet Gjiri i Meksikës

Amerika
Bill Clinton reagon ndaj fjalimit të Trumpit

Bill Clinton reagon ndaj fjalimit të Trumpit

Amerika
Kryeministri malazez nuk ka qenë në inaugurimin e Trumpit, por e ka uruar me një këngë - merr kritika nga qytetarët

Kryeministri malazez nuk ka qenë në inaugurimin e Trumpit, por e ka uruar me një këngë - merr kritika nga qytetarët

Mali i Zi
Donald Trump në ditën e parë si president - gjithçka që ndodhi pas hyrjes në Shtëpinë e Bardhë

Donald Trump në ditën e parë si president - gjithçka që ndodhi pas hyrjes në Shtëpinë e Bardhë

Kalo në kategori