LAJMI I FUNDIT:

“Do të luftojmë kundër pranimit të Kosovës në UEFA”

“Do të luftojmë kundër pranimit të Kosovës në UEFA”

Presidenti i Shoqatës së Futbollit Serb, Tomislav Karaxhiq, ka deklaruar se në kongresin e ardhshëm në Budapest, aleanca e delegacionit serb do të luftojë sërish kundër pranimit të Kosovës në UEFA, shkruan radiokim.net, transmeton Klan Kosova.

“Që nga viti 2012 Shoqata e Futbollit të Serbisë ka përdorur të gjitha mjetet juridike të fuqishme kundër përpjekjeve të shtetit të vetëshpallur të Kosovës që të bëhet anëtare e UEFA-s. Me anë të këtyre përpjekjeve kemi arritur që katër herë ta heqim nga rendi i ditës kërkesën për pranim, dhe kështu e kemi parandaluar një padrejtësi të rëndë”, citohet të ketë thënë Karaxhiq për webfaqen e federatës serbe.

Më tej Radiokim shkruan se ai ka thënë që tani sërish serbët para vetes e kanë edhe një sfidë të radhës, meqë para pak kohësh Komiteti Olimpik ka marrë një vendim të vështirë për ta, duke e pranuar Kosovën në mesin e tyre,  transmeton Klan Kosova.


Por, Karaxhiq mendon që në mbështetje të tyre është fakti se vendimi për pranimin e Kosovës ka shkaktuar trazira të mëdha në rajon dhe më gjerë, dhe se sipas tij me këtë rast është hapur Kutia e Pandorës në Evropë.

“Nuk është sekret që ‘rasti i Kosovës’ nuk është i vetëm”, ka përfunduar Karaxhiq, shkruan radiokim..

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona ka vetëm dy opsione se kur mund ta luajë ndeshjen e shtyrë ndaj Osasunas

Barcelona ka vetëm dy opsione se kur mund ta luajë ndeshjen e shtyrë ndaj Osasunas

La Liga
Rey Manaj ka gjendje stabile pas përplasjes, ai i befasoi mjekët me fjalët e para pasi u zgjua

Rey Manaj ka gjendje stabile pas përplasjes, ai i befasoi mjekët me fjalët e para pasi u zgjua

Ligat tjera
Joan Laporta jep detaje për vdekjen tragjike të doktorit të Barcelonës

Joan Laporta jep detaje për vdekjen tragjike të doktorit të Barcelonës

La Liga
Shpërthen Mirlind Daku, shënon dy gola ndaj gjigantit rus që në pjesën e parë

Shpërthen Mirlind Daku, shënon dy gola ndaj gjigantit rus që në pjesën e parë

Ligat tjera
Barcelona mund të konsiderojë shitjen e dy yjeve në verë – shkak situata e rënduar financiare

Barcelona mund të konsiderojë shitjen e dy yjeve në verë – shkak situata e rënduar financiare

La Liga
Barcelona me një lajm të keq për tifozët sa i përket rikthimit në ‘Camp Nou’

Barcelona me një lajm të keq për tifozët sa i përket rikthimit në ‘Camp Nou’

La Liga
Kalo në kategori