LAJMI I FUNDIT:

Të kujtojnë luksin: Me këto ngjyra, çdo stil do të duket jashtëzakonisht i shtrenjtë!

Të kujtojnë luksin: Me këto ngjyra, çdo stil do të duket jashtëzakonisht i shtrenjtë!

Është koha të fillojmë të mendojmë për kombinime veshjesh që do të na mbajnë ngrohtë, por nuk është e kotë që ato të harmonizohen në mënyrë të përsosur stilistikisht

Ekspertët po zbulojnë se cilat ngjyra do ta bëjnë çdo veshje më luksoze dhe më të shtrenjtë.


Janë disa tone që në vetvete lidhen me fuqinë dhe luksin, ndaj nëse dëshironi të lini përshtypjen e një zonje të suksesshme zgjidhni copa në këto nuanca, transmeton Telegrafi.

Ngjyrë të kafenjtë

Thonë se ngjyra e kafenjtë është e zeza e re dhe se lejohet të kombinohet me të gjitha ngjyrat e tjera.

Ngjyrë mustarde

Kjo ngjyrë është e ngrohtë, ndaj do të sjellë pak qetësi në këto ditë të zymta dhe në të njëjtën kohë do të bëjë që çdo veshje të duket elegante. Veçanërisht e bukur, kjo ngjyrë u përshtatet zeshkaneve dhe femrave flokëkuqe.

Ngjyrë e gjelbër

E gjelbra është një ngjyrë që e adhuronin nëpër oborre mbretërore, ndaj nuk është për t’u habitur që lidhet me elegancën dhe fuqinë. Vetëm një copë në këtë ngjyrë do t’ju bëjë të dukeni fenomenale dhe sidomos nuancat më të errëta të kësaj ngjyre.

Të gjitha nuancat e bezhës

Bezha është një ngjyrë që shkon me çdo gjë dhe i shkon shumë brunet dhe biondet, por vajzat flokëkuqe, si dhe femrat e zeza. Nuk ka asgjë të keqe me këtë. Është veçanërisht e pëlqyer këtë sezon, ndaj nuk do ta keni të vështirë të gjeni pjesë të përshtatshme në këtë ngjyrë.

/Telegrafi/