Shteti Islamik është shkatërruar përfundimisht para disa ditësh dhe këtë e kanë bërë të ditur mediat më të mëdha në botë.
E në luftën në Siri, kishte edhe luftëtarë të cilët kanë shkuar nga Kosova.
Sipas të dhënave, rreth 200 shqiptarë nga Kosova janë në Siri, prej tyre 95 gra dhe 40 fëmijë ndërsa rreth 80 është numri i kosovarëve që kanë dhënë jetën duke luftuar për ISIS-in, shkruan lajmi.net.
E pas shpartallimit të ISIS-it, pritet që në Kosovë të kthehen kosovarët që kishin shkuar për të luftuar në Siri, por çfarë sfide do të jetë kjo për Kosovën?
Lajmi.net ka kontaktuar me Mentor Vrajollin, drejtor ekzekutiv në Qendrën e Kosovës për Studime të Sigurisë.
Vrajolli thotë se numri i njerëzve që mund të jenë të rrezikshëm është rreth 30 ndërsa pjesa tjetër janë edhe të burgosur.
“Numri i njerëzve që mund të jenë të rrezikshëm është 20 deri në 30 jo më shumë dhe për një pjesë të madhe të tyre nuk dihet ku janë, një pjesë dyshohet se janë të burgosur por nuk dihet ku dhe çka. Kështu që nuk është rrezik i madh kthimi i tyre”, është shprehur Vrajolli.
Vrajolli gjithashtu është shprehur se problemi qëndron tek gratë dhe fëmijët që duhet të riatdhesohen.
“Puna është tek gratë dhe fëmijët që duhet të riatdhesohen, unë nuk besoj që paraqesin rrezik ose kërcënim”, tha Vrajolli.
Gjithashtu, Vrajolli ka theksuar faktin se është problem puna se sa mund të radikalizohen njerëzit brenda Kosovës.
“Nuk është shumë problem i madh puna e atyre që janë jashtë, problem është puna e këtyre që janë brenda dhe sa mund të radikalizohen dhe a kanë kapacitet institucionet të merren me ta”, tha në fund Vrajolli.
Në anën tjetër, sociologu i religjionit, Halim Emerllahu për lajmi.net ka shpjeguar edhe shkaqet pse kosovarët kanë shkuar në luftë në Siri.
Sipas tij, pjesë e kësaj ideologjie janë klerët fetarë me orientime të ndryshme të vijnë nga vende të ndryshme të botës.
“Në vendet e tranzicionit siç jemi ne si shoqëri dhe në procesin e konsolidimit shoqëror, në tejkalimin e kësaj faze transitore ka lëvizje të ndryshme shoqërore, grupe shoqërore, individ dhe elite të ndryshme që ndikojnë në shoqëri dhe individ të caktuar. Pjesë e kësaj ideologjie janë edhe klerë fetarë me orientime e filozofi të ndryshme shkollore, që vijnë nga shumë vende të ndryshme të botës. Pjesë e këtij fenomeni social ishin grupe që janë motivuar nga këto elita klerësh fetarë e shkolla me ideologji të gjuhës fundamentale religjioze që kanë ndikuar tek individ të caktuar në Kosovë. Dhe kjo lëvizje shoqërore shqiptare me orientim është në pikëpamje të gjuhës fundamentale fetare dhe marrin rrugën aty ku përdoret gjuha religjioze dhe njerëzit mund të ndikohen individualisht rreth kësaj ideologjie siç është rasti i Sirisë”, sqaroi Emerllahu për lajminet.
I pyetur për sfidën e risocializimit dhe të riatdhesimit të kosovarëve të përfshirë në luftërat në Siri, Emerllahu është shprehur se është i nevojshëm një intervenim institucional shtetëror e shoqëror për integrim dhe për socializmin e tyre.
“Çdo shoqëri, individ që është përfshirë në konflikt, luftë, është në mungesë të socializmit dhe ju duhet një risocializim në kuptimin e rehabilitimit shoqëror, një qetësim psiko-social. Dhe këtu duhet një intervenim institucional, shtetëror e shoqëror për integrim e po ashtu për socializmin e tyre me politika të veçanta të hartuara nga shteti. Shteti duhet t’i llogaris këto grupe individësh si pjesë e pandashme e shoqërisë kosovare, e kjo vjen vetëm me kushte të mira dhe ambient të mirë social. Të jepet gjithashtu mundësia e shkollimit, punësimit dhe komunikimit shoqëror, këto janë faktorët e integrimit dhe të riatdhesimit”, është shprehur Emerllahu.
Ndërsa, sa i përket mundësisë të radikalizmit dhe të radikalizimit brenda Kosovës, Emerllahu është shprehur se në shoqërinë kosovare është prezente gjuha fundamentale.
“Në shoqërinë kosovare është prezente gjuha fundamentale, e ekstremizmit si komunitet shoqëror e religjioz. Një gjuhë e tillë e përdorur nga disa klerë fetarë, rrjetet sociale dhe objekte të ndryshme fetare si në xhami dhe kisha ortodokse, protestante e tjerë, vijnë nga klerë fetarë që janë të shkolluar në shkolla të ndryshme me këso gjuhe. Ne jemi shoqëri në kuptimin sekular, një shoqëri liberale, me tolerancë dhe pluralizëm fetar. Ne jemi shoqëri ku jemi unifikuar komb e popull me tolerancë fetare në aspektin ndërkombëtar, shembull për shumë shoqëri që janë në konflikte fetare”, tha në fund Emerllahu.
Ndryshe, Kosova është ranguar në shtetet me numrin më të madh të qytetarëve që iu kanë bashkuar ISIS krahasuar me numrin e përgjithshëm të banorëve.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A