Po ashtu, nga MPJ-ja e Britanisë së Madhe bëhet e ditur se, në rast se do të paraqitet nevoja ky, vend është i gatshëm të dërgojë forca ushtarake nga përbërja rezervë në Kosovë, që nga 1 janari i vitit që vjen.

“Ne pajtohemi plotësisht me vlerësimin e Sekretari të Përgjithshëm të KB-së se, status quoja në Kosovë, është e paqëndrueshme. Stabiliteti dhe siguria afatgjate në Evropë na bëjnë që, pa shtyrje, ta gjemë një zgjidhje të qëndrueshme për statusin e Kosovës”, thuhet në deklaratën e MPJ-së.

Në këtë deklaratë, e cila është dhënë sot për media, thuhet se Londra ka punuar intensivisht me anëtaret e Grupit të Kontaktit, Prishtinën e Beogradin, në gjetjen e një zgjidhje me marrëveshje, si në kohën e Ahtisaarit, po ashtu edhe në 120 ditshin e Treshes.

“Në rast të mos gjetjes së një zgjidhje me marrëveshje, Britania e Madhe, edhe më tej konsideron se plani i Ahtisaarit ofron mundësitë më të mira për një Kosovë stabile dhe multietnike e cila do të ecte rrugës së BE-së dhe anëtarësimit në NATO”, thuhet në këtë deklaratë.

Po ashtu, në këtë deklaratë thuhet se, në rast se KFOR-i do ta shoh të arsyeshëm forcimin e pranisë dhe trupave të tij në Kosovë, Britani e Madhe do të jetë e gatshme që ta përmbush detyrën e saj dhe që e para ta dërgojë një batalion ushtarësh në vendin tonë.