LAJMI I FUNDIT:

Të hënën takim mes Nimetz dhe Dimitrovit, do të diskutohet për çështjen e emrit

Të hënën takim mes Nimetz dhe Dimitrovit, do të diskutohet për çështjen e emrit

Përfaqësuesi special i Kombeve të Bashkuara në bisedimet ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë, Methew Nimetz, prej sot e deri më 4 korrik do të qëndrojë Shkupin, ku do të zhvillojë takime me zyrtarët e lartë të shtetit, rreth mundësive për zgjidhjen e kontestit.

Nga Ministria e Punëve të Jashtme të vendit kanë konfirmuar se shefi i diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, do të pret në vizitë ndërmjetësuesin Nimetz ditën e hënë në hapësirat e kësaj ministrie. Siç është paralajmëruar edhe më herët, temë kryesore e këtij takimi do të jetë çështja e emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë.


Ndërkohë, Shërbimi për Informim i OKB-së njofton se Nimetz vjen në Shkup me ftesë të Qeverisë së Maqedonisë për të diskutuar mënyrat për të arritur përparim në bisedimet e ndërmjetësuara nga OKB-ja për të gjetur një zgjidhje të pranueshme për çështjen e emrit./Telegrafi/