Do të hapen qendra të reja ditore për fëmijët me nevoja të veçanta në Tetovë dhe Karposh

Dy qendra të reja ditore për fëmijë me pengesa do të hapen në komunat Karposh dhe Tetovë, ndërsa në Gazi Babë po vendoset këshillimore për familjet në rrezik, informojnë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.
“Ministria e Punës dhe Politikës Sociale arriti marrëveshje për bashkëpunim me komunat Gazi Babë, Karposh dhe Tetovë, të cilat parashohin hapje të dy qendrave të reja ditore për fëmijë me pengesa, si dhe këshillimore për fëmijë dhe familje në rrezik dhe për fëmijë me pengesa. Bashkëpunimi do të zhvillohet në kuadër të Projektit për përmirësim të shërbimeve sociale që e zbaton Ministria e Punës dhe Politikës Sociale me mbështetje të Bankës botërore. Me këtë, numri i komunave në të cilat ofrohen shërbime sociale të financuara në kuadër të projektit zgjerohet në 26, ndërsa numri I shfrytëzuesve rritet në mbi 1040 shfrytëzues”, thuhet në kumtesën e MPPS-së
Nga atje informojnë se në Komunën e Karposhit 32 fëmijë me pengesa, 16 prej të cilëve të moshës prej 2 deri 5 vjeç dhe 16 prej 6 deri 10 vjeç do të kenë mundësi të qëndrojnë në Qendrën ditore të fëmijëve me pengesa, ku ofrues i shërbimit do të jetë shoqata Montesori.
Në Komunën e Gazi Babës ofrues i shërbimit “këshillim” do të jetë SOS “Fshati i fëmijëve”, ndërsa do të përfshihen 80 anëtarë të familjeve në rrezik social. Ekipet profesionale do të punojnë në përmirësimin e shkathtësive sociale dhe komunikuese të fëmijëve mes moshatarëve, vetëbesimin e tyre dhe vetërespektin, njohjen e ndjenjave dhe teknikave të përballjes.
Siç kumtojnë nga MPPS, që të ulen konfliktet dhe dhuna në familje, ofruesit e shërbimeve do të punojnë edhe në përmirësimin e shkathtësive prindërore dhe në komunikimin mes anëtarëve të familjes, e tëra me qëllim të përforcimit të familjeve në rrezik social.
Ndërkaq në Komunën e Tetovës, gjithashtu do të formohet qendër ditore për persona me pengesa, ku do të kenë mundësi të qëndrojnë 30 fëmijë me pengesa. Ofrues i shërbimit do të jetë OJQ “IMAGO PLUS”.
Ekipi profesional i përbërë nga rehabilituesi special dhe edukatori, logopedi, psikologu, punëtori social dhe fizioterapeutisti do ta sigurojnë shërbimin trajtim individual dhe grupor, sipas vlerësimit paraprak të nevojave të fëmijëve me pengesa.
Afati për zbatim të projekteve është 18 muaj, prej të cilave pesë muaj për vendosje dhe 12 muaj për shërbimin.
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale së shpejti do të publikojë konkurs të ri për projekte shtesë për komunat të cilat nuk arritën të aplikojnë në konkursin e parë, për çka në periudhën e kalaur vazhdimisht po targetohen nevojat e qytetarëve.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Turistë nga Shqipëria e Spanja në Prizren, qyteti me histori dhe bukuri natyrore

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë