Benetton Grup, është një shoqëri veshjesh globale, me qendër në Trevizo, Itali. Emri vjen nga familja Benetton, e cila e themeloi këtzë shoqëri në vitin 1965. Edhe sot aventura e këtij gjiganti industrial vazhdon me ‘Benetton Group’s” dhe Qendra Kërkimore e promovimit, mbështetet në besimin e Luciano Benettoni-it, se komunikimi me njerëzit nuk duhet t’i ngarkohet një shoqërie të jashtme, por duhet të drejtohet nga vetë kokat e Kompanisë.
Në vitin 1995, Luciano Benetton-i, më i madhi i katër fëmijëve, ishte një shitës 20-vjeçar në Trevizo. Me nuhatjen e një gjeniu dhe perceptimin personal se veshjet e trasha dimërore nuk duhej të mbeteshin domosdoshmërisht në ngjyra të zymta, parashikoi suksesin në një treg për veshje të trikotuara shumëngjyrëshe.
I ekzaltuar dhe me besim të plotë në idenë e tij, ai shiti biçikletën e vëllait të tij më të vogël, në mënyrë që të blinte një makineri të përdorur për thurje trikotazhi. Me shumë mund arriti tek koleksion i tij i parë me triko, i cili edhe pse i pakët në numër, pati
një përgjigje pozitive nga klientela e dyqaneve lokale të rajonit të Venetos. Pas kësaj, Luciano i kërkoi motrës së tij dhe dy vëllezërve, Gilberto dhe Carlo, që të bashkohen me ndërmarrjen e tij. Kështu, në vitin 1965 u krijua "Grupi Benetton".
Në 1968-ën, familja Benetton hap dyqanin e parë në Belluno dhe në vitin pasardhës hap një dyqan tjetër në Paris, ku Luciano ishte drejtues, Gilberto administrator, Carlo përgjegjës për prodhimin dhe motra e tyre Giuliana kryedizenjatore. Pak kohë më vonë, Luciano njihet me Flavio Briatore, i cili në atë kohë punonte në bursën e mallrave italianë. Ishte Briatore që e drejtoi futjen e shoqërisë në tregun smerikan. Ata e nisën me hapjen e 5 dyqaneve në vitin 1979, por arritën në një numër prej 800 dyqanesh të hapura brenda 10 vjetëve që vijuan.
Me gjithë lëvizjet fatlume në botë, qendra e biznesit për kompaninë mbeti linja e veshjeve. Tashmë, nga të gjithë njihen veshjet e përditshme nën markën Unitet Colors of Benetton; veshjet e orientuara nga moda dhe shijet e të rinjve janë të divizionit "Sisley", "Playlife" dhe "Killer Loop". Produktet e tyre përfshijnë veshje për gra, burra, fëmijë dhe të brendshme. Por, kohët e fundit Benetton është shtrirë edhe në prodhimin e tualeteve, parfumeve, ora dore ekskluzive dhe sende për shtëpi, si aksesorë kuzhine dhe produkte për fëmijë të porsalindur.
Për të mbrojtur bashkëpunëtorët që kanë hapur dyqanet e tyre më mbështetjen e Benetton, kompania nuk shet asnjëherë online (në internet). Ajo ka zgjedhur që faqen e internetit ta përdorë vetëm për qëllime marketingu, pa treguar çmimet e mallrave të paraqitura aty.
Benetton ka një rrjet prej rreth 6.000 dyqane në 120 vende. Dyqanet janë të menaxhuara nga partnerët e pavarur, të cilët gjenerojë një qarkullim total prej mbi 2 miliard euro.
Kompania Benetton është shumë e njohur edhe për sponsorizimin e disa sporteve, si dhe për publicitetin "tronditës" dhe antikonformist të fushatave Unitet Colors. Të gjitha këto fushata u dizenjuan nga maestro i fotografisë Oliviero Toscani, pasi këtij iu dha liria e plotë nga drejtuesit e Benetton.
Ende sot asnjë shtëpi mode apo kompani marketingu nuk ka mundur të tejkalojë idetë shokuese të reklamave Benetton. Në këtë sukses global kanë ndikuar edhe marketingu dytësor me sponsorizimin e "Benetton Formula l", "Benetton Regbi Treviso", "Benetton Basketboll" dhe "Sisley Volejboll Treviso". Grupi Benetton hyri në Formula 1 si një sponsor i Tyrrell, pastaj të Alfa Romeos. Michael Scumacher fitoi kupën e tij të parë me skuadrën në vitin 1994 dhe 1995. Benetton sponsorizoi skuadrën e Rugby-së, ”A. S. Rugby Treviso". Që atëherë kjo skuadër është fuqizuar duke u bërë një skuadër shumë e njohur në Itali dhe sot numëron 11 tituj të rëndësishëm dhe praninë në skuadër të shumë lojtarëve nga më të njohurit në botë. Benetton, poashtu bleu skuadrën lokale të basketbollit, "Pallacanestro Treviso", e cila tani njihet si "Benetton Treviso".
"Fabrica" është qendra e kërkimit mbi komunikimin e Benetton, e cila është krijuar në vitin 1994 dhe ndodhet në Itali, pranë Venecias, në një kompleks gjigant, i krijuar nga Tadao Ando. Kështu "Fabrica" ka vendosur të mbështesë krijimtarinë e fshehur të artistëve të rinj dhe kërkuesve nga e gjithë bota. Duke kaluar nëpër faza të ndryshme përzgjedhjeje, ata ftohen të zhvillojnë projekte të ndryshme komunikimi nën drejtimin e disa prej lojtarëve kryesorë të kësaj sfere. Aktiviteti publicistik i "Fabrica"-s përfshin edhe revistën "Colors", e financuar nga Benetton Group, e publikuar në gjuhë të ndryshme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Fustani i ri i Georgina Rodriguez -it i ka befasuar të gjithë: Ja si duket modelja që ka shumë para, por nuk ka fare stil

Influencerja ndan metodën ideale për aplikimin e 'blushit'

E vetmja ngjyrë që Kate Middleton nuk e vesh: Nuk i pëlqeu as mbretëreshës Elizabeth
Femrat e gjeneratës Z nuk duan të veshin sutjena: Lëvizja mbështetet nga Dua Lipa dhe Kendall Jenner
Pse Kate Middleton vesh këpucë në dy madhësi të ndryshme?
Ky është trupi me përmasat ideale të një femre, sipas shkencës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës