Më 11 gusht nis sezoni i ri i Ligës së Parë të Futbollit në Maqedoninë e Veriut, një kampionat që këtë vit do të ketë një dimension të veçantë, pasi për herë të parë gjysma e ekipeve pjesëmarrëse janë shqiptare.
Me këtë ndryshim të rëndësishëm, gara për titullin kampion pritet të jetë më e ashpër dhe më emocionuese se kurrë më parë.
Struga, në kërkim të mbrojtjes së titullit
Struga, e cila triumfoi sezonin e kaluar, synon të mbrojë titullin me çdo kusht. Nën drejtimin e trajnerit Qatip Osmani, ekipi ka bërë disa përforcime të rëndësishme, megjithëse paraqitjet e tyre në garat evropiane nuk ishin të kënaqshme.
Tani, fokusimi i plotë i Strugës është kthyer te kampionati vendor, ku do të tentojnë të mbajnë fronin e tyre si kampionë.
Shkupi dhe Shkëndija, ripërtëritje për përmirësim
Shkupi vjen në këtë sezon me ndryshime të mëdha, si në skuadër, ashtu edhe në stafin teknik. Me një sponsor të ri dhe një ekip pothuajse të ripërtërirë, trajneri Ernest Gjoka ka marrë përsipër detyrën e rëndë për të kthyer Shkupin në garën për titull.
Pas një sezoni zhgënjyes, ku nuk arritën të mbeten në garë për titull deri në fund, Shkupi është i vendosur të korrigjojë gabimet e së kaluarës.
Nga ana tjetër, Shkëndija e Tetovës, nën drejtimin e Jeton Beqirit, ka bërë disa ndryshime të moderuara në organikë. Ardhja e Besart Ibraimit ka sjellë një dozë të re entuziazmi te tifozët, ndërsa priten ende lëvizje të tjera deri në përfundim të afatit kalimtar.
Shkëndija synon të përmirësojë performancën e saj dhe të rikthehet fuqishëm në garën për titull.
Gostivari dhe Voska Sport: Ambicie të larta dhe luftë për mbijetesë
Gostivari, një tjetër ekip shqiptar me shumë ambicie, synon këtë vit të sigurojë një pozicion që do t’i shpie në garat evropiane. Pavarësisht ndryshimeve të vazhdueshme në skuadër, ekipi është i vendosur të bëjë një paraqitje të fortë në këtë sezon.
Voska Sport nga Ohri, me më pak prurje në organikë, do të kërkojë të mbetet në Ligën e Parë.
Edhe pse do të jetë një sfidë e vështirë, skuadra është e vendosur të bëjë surpriza dhe të sigurojë qëndrimin në mesin e më të mirëve.
Besa, debutuesja me synime të qarta
Besa nga Dobërdolli, që debuton këtë vit në Ligën e Parë, do të ketë si synim kryesor mbetjen në elitën e futbollit vendor. Pavarësisht se është një sfidë e re dhe e vështirë, Besa ka ambicie të larta dhe është e gatshme të bëjë befasi në kampionat.
Starti i sezonit sjell derbi shqiptare dhe përballje të forta
Sezoni nis me ndeshje të forta dhe derbi emocionues. Të dielën, më 11 gusht, të gjitha ndeshjet do të luhen në orën 17:00. Vëmendja kryesore do të jetë te dy derbit shqiptare: Shkëndija do të presë në shtëpi Besën, ndërsa Shkupi në Çair do të përballet me Voska Sportin. Në ndeshjet e tjera, Struga do të përballet me Tikveshin, Pelisteri do të sfidojë Gostivarin, Rabotniçki do të ndeshet me Sileksin, dhe AP Brera do të ketë përballë Vardarin.
Ky sezon pritet të sjellë një spektakël të vërtetë në fushat e futbollit në Maqedoninë e Veriut, me rivalitet të fortë mes ekipeve dhe një pjesëmarrje të madhe të klubeve shqiptare që do të kërkojnë të bëjnë historinë e tyre. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Donnarumma zbulon pse shkoi në zhveshtore para penalltive ndaj Liverpoolit

Milani dhe Interi dërgojnë ofertën zyrtare për të blerë San Siron

Vëllai i Arbër Zenelit, Besforti përfundimisht refuzon Kosovën – ftohet nga Suedia

Jo vetëm Salah, Van Dijk dhe Alexandre Arnold: Pesë lojtarë të tjerë të Liverpoolit mund të largohen këtë verë

Projektohet rikthimi i madh i Andrea Agnellit te Juventusi - madje me Jurgen Klopp si trajner

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët