Gjatë tetë javëve konkurruese, 269 grupe dhe këngëtarë morën pjesë në këtë edicion, ku 63 prej tyre janë kandiduar në 11 kategori për çmime si: "Artisti i ri më i mirë", "Artisti më i mirë mashkull/femër", "Kënga më e mirë hip-hop", "Kënga më e mirë R&B", "Kënga më e mirë pop dhe rock", "Interpretuesi më i mirë", "Videoja më e mirë", "Kënga më e mirë alternative", "Grupi më i mirë" dhe "Kënga më e mirë dance".

Çmime të veçanta do të jenë edhe ato të dhëna nga DigitAlb e Top Albania Radio, ndërsa publiku do të vendosë për çmimin e internetit, por edhe nëpërmjet sms-ve për çmimin e madh prej dhjetë mije eurosh ku votat e publikut do të bashkohen me vlerësimin e një jurie prestigjioze. /TCH/Telegrafi/