Më 13 nëntor 2018 do të bohet libri me kujtime të Michelle Obamas, ish-Zonjës së Parë të SHBA-ve. Kjo u njoftua nga CEO i shtëpisë botuese Penguin Random House, Markus Dohle, i cili zotëron të gjithë të drejtat për botimin në të gjitha gjuhët. Titullohet “Becoming” (Të bëhesh Michelle). “Becoming” do të publikohet njëkohësisht në 24 gjuhë të botës, dhe botuesi shqiptar do të jetë Botimet “Dudaj”. Libri do të përkthehet nga Ledia Agolli.
Me një jetë të mbushur me kuptim dhe realizime, Michelle Obama shquhet si një nga gratë ikona dhe sfiduese të erës sonë. Si gruaja e parë e SHBA-ve – e para grua afroamerikane që ka luajtur një rol të tillë – ajo ndihmoi pafund në krijimin e një Shtëpie të Bardhë mikpritëse dhe gjithëpërfshirëse, për herë të parë në histori; gjithashtu, duke e vënë veten dhe pushtetin e saj në shërbim të avokatisë së çështjes së grave dhe vajzave në SHBA-ve kudo në botë; duke ndryshuar rrënjësisht mënyrën sesi familjet mund të mësojnë të bëjnë një jetë më të shëndetshme dhe aktive; duke i qëndruar në krah burrit të saj teksa ai drejtonte Amerikën gjatë momenteve më të ngarkuara të saj; dhe duke rritur dy vajza me këmbë në tokë, nën sytë e një medie që nuk të fal.
Në autobiografinë e saj, një punë reflektimi të thellë dhe narracioni tërheqës, Michelle Obama fton lexuesit të hyjnë në botën e saj, duke përjetuar përvojën që e kanë formuar – që nga fëmijëria në pjesën jugore të Çikagos, në vitet kur punonte si drejtuese e lartë, në përpjekje për të balancuar kërkesat që i shtronte mëmësia dhe puna, kohës që kaloi në mjedisin më të famshëm në botë. Me një sinqeritet të thellë ajo përshkruan arritjet dhe zhgënjimet, si personale ashtu dhe publike, duke rrëfyer historinë e saj ashtu siç e ka jetuar – me fjalët dhe shprehjet thellësisht të vetat. E ngrohtë, e ditur dhe zbuluese, “Becoming” do të jetë jetëshkrimi intim i një gruaje me shpirt dhe substancë, që i ka tejkaluar pritshmëritë dhe historia e së cilës frymëzon të gjithë.
Obama thotë: “Të shkruaja ‘Becoming’ ishte një eksperiencë thellësisht personale. Për herë të parë më dha mundësinë të reflektoj ndershmërisht në trajektoren e papritur të jetës sime. Në këtë libër unë flas për rrënjët e mia dhe se si një vajzë e vogël nga jugu i Çikagos arriti të gjejë zërin e saj dhe të zhvillojë forcën e vet për t’u dhënë fuqi të tjerëve. Uroj që ky rrugëtim imi ta frymëzojë lexuesin për të gjetur kurajën të bëhen ajo që ata dëshirojnë të bëhen. Mezi pres ta ndaj me ju këtë histori.”
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame