LAJMI I FUNDIT:

Të arrestuarit nga Specialja, Kilaj, Smakaj dhe Fazliu po dërgohen në Hagë

Të arrestuarit nga Specialja, Kilaj, Smakaj dhe Fazliu po dërgohen në Hagë

Ish-kryetari i Komunës së Malishevës, Isni Kilaj, Bashkim Smakaj, ish-këshilltar i presidentit Hashim Thaçi si dhe pjesëtari i UÇK-së, Fadil Fazliu janë transferuar për në Hagë, nga zyrat e EULEX-it, ku janë mbajtur nga dita e enjtja.

Me automjete të blinduara e autoambulancë, të njëjtit janë nisur drejt Aeroportit të Prishtinës “Adem Jashari”, për t’u transferuar në Hagë me aeroplan privat.

Ata që nga dita e enjtja, janë mbajtur në zyrat qendrore të EULEX-it, në Fushë Kosovë.


Kurse, sot familjarët dolën për t’i përshëndetur për së largu të dyshuarit, gjersa kanë shprehur shqetësim se nuk janë lejuar të kontaktojnë e as t’i shohin ata gjatë kësaj kohe sa u mbajtën në zyrat e EULEX-it, raporton KP.

Kilaj, Smakaj, Fazliu dyshohet se janë intervistuar për pengim të procesit gjyqësor që po zhvillohet atje.

ZPS-ja tha se operacionet janë autorizuar “nga ana gjyqësore prej Dhomave të Specializuara të Kosovës dhe janë mbështetur nga EULEX-i.

Bashkim Smakaj e kishte udhëhequr AKI-në nga 2009-2015, kur kishte dhënë dorëheqje pak pasi ishte emëruar për mandatin e tij të dytë.

Isni Kilaj ishte arrestuar për herë të parë në nëntor 2023 nën dyshimet për pengim të drejtësisë dhe u lirua me kusht në maj 2024 pasi pagoi dorëzani 30.000 euro.

Në shtator, ZPS-ja ndryshoi aktakuzën ndaj Kilaj, por nuk dha hollësi për ndryshimet e bëra.

Në Hagë po ashtu është duke u zhvilluar procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Gjykata Speciale u themelua në vitin 2015 nga Kuvendi i Kosovës dhe është pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës.

Në trend Lajme

Më shumë

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Lajme
Gjykimi i të akuzuarit për masakrën në Burgun e Dubravës, dëshmitari: Nja gjashtë herë më kanë qitë me m'vra

Gjykimi i të akuzuarit për masakrën në Burgun e Dubravës, dëshmitari: Nja gjashtë herë më kanë qitë me m'vra

Drejtësi
Emisari i ri i dialogut bisedon ndaras me Bislimin dhe Petkoviqin, merr ftesa për vizita në Kosovë e Serbi

Emisari i ri i dialogut bisedon ndaras me Bislimin dhe Petkoviqin, merr ftesa për vizita në Kosovë e Serbi

Politikë
Mandl: Dialogu është në ngërç, Vuçiq ka shmangur marrëveshjen, ka luajtur shumë lojëra me akterët evropianë

Mandl: Dialogu është në ngërç, Vuçiq ka shmangur marrëveshjen, ka luajtur shumë lojëra me akterët evropianë

Lajme
Babai i Hashim Thaçit përsëri në spital, avokati Misetic: Specialja ia ka refuzuar kërkesën për vizitë

Babai i Hashim Thaçit përsëri në spital, avokati Misetic: Specialja ia ka refuzuar kërkesën për vizitë

Lajme
Kalo në kategori