Të akuzuarit për ''Lagjen e Trimave'' janë transferuar në Ohër (Foto)

Mbrëmë Ohri ka qenë i bllokuar nga Njësia Speciale e MPB-së të cilët kanë siguruar objektin e Sektorit për Punë të Brendshme në Ohër. Kjo prezencë e madhe e policisë ka shqetësuar qytetarët e qytetit të Ohrit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Burime për agjencinë e lajmeve 'Meta' thonë se për shkaqe sigurie në Ohër janë transferuar disa pjesëtarë të ''Grupit të Kumanovës''.
Nga MPB ende nuk kanë dalë me qëndrim zyrtarë rreth këtij shqetësimi./Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































