TCL do të hyjë në territorin e smatfonëve me tri modele që kushtojnë rreth 400 euro

Më në fund, TCL ka bërë të ditura disa prej detajeve të smartfonëve TCL 10 5G, TCL 10L dhe TCL 10 Pro.
Kompania kineze e njohur për prodhimin e pjesëve televizorëve, telefonave si dhe makinave të ndryshme, kohë me parë kishte bërë të ditur se do të hyjë edhe në territorin e smartfonëve, transmeton Telegrafi.
Në këtë treg që duket se është i stërmbushur, TCL do të hyjë me tri modele që kushtojnë rreth 400 euro, ndërsa specifikat i kanë mjaft të pëlqyeshme.
Prezantimi i këtyre smartfonëve ishte planifikuar të bëhej në Mobile World Congress gjatë muajit shkurt, por pasi ky aktivitet u anulua atëherë, TCL bëri të ditura disa prej detajeve.
Smartfoni më i shtrenjtë është TCL 10 pro që kushton 412 euro, që ka ekran AMOLED me 6.47 inç, ndërsa kornizat i ka shumë të holla.
Kamera e pjesës së pasme i ka 64 megapixel, derisa kamera e vendosur përpara i ka 24 megapixel, ndërsa e ka të integruar edhe sensorin për regjistrimin e gishtit. Brenda e ka procesorin Snapdragon 675, si dhe baterinë me 4,500mAh. Me 367 euro mund të blihet TCL 10 5G, që vjen me procesorin 5G, apo saktësisht Snapdragon 765.
Duhet thënë se rrjeti 5G, nuk është në dispozicion në të gjitha zonat, por është duke u punuar për ta zhvilluar sa më shumë. Andaj, të gjithë ata që nuk e kanë në plan ta përditësojnë telefonin për një kohë, është më mirë ta marrin këtë model.
Përmasat e 10 5G janë pak më të mëdha, pasi vjen me ekranin 6.53 inç, në pjesën e përparme e ka një kamerë me 16 megapixel, derisa në pjesën e pame është kamera me 64 megapixel. Sikurse te 10 Pro, bateria është me 4,500mAh, ndërsa mundëson të shfrytëzohet edhe si bateri për të mbushur ndonjë pajisje tjetër.
Derisa më i liri është TCL 10 5G që kushton 367 euro, që mund të jetë ndër smartfonët më të lirë në treg, ndërsa specifikat nuk i ka të dobëta.
Brenda këtij smartfoni është bateria me 4,000mAh, ndërsa kamerën e pasme dhe të përparme e ka me të njëjtin kapacitet sikur të modeleve tjera më të shtrenjta. Deri më tani, nuk është bërë e ditur, se kur do të fillojë lansimi i këtyre smartfonëve.
Kjo është hera e parë, që TCL i njohur për prodhimin e televizorëve, po përdorë ekranet për të prodhuar pajisje tjera. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gjeniu i teknologjisë – 13 vjeçari nga Kosova që kupton teknologjinë si një ekspert

Krijuesit në Facebook mund të fitojnë para nga tregimet e tyre

Çfarë është projekti misterioz Delta?

Samsung po sjell telefonin e ri që paloset tre herë

Apple Maps ndryshon emrat e qyteteve të Kosovës, ato tashmë shënohen në gjuhën shqipe dhe jo serbe
Vance: Kam besim se do të arrihet një marrëveshje për TikTok para 5 prillit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Shokuese për Eglin, i publikohen në studio deklaratat e Gjestit në dhomën e rrëfimit ku ai thotë se nuk e dashuron dhe do të zhduket nga ajo kur të dalë jashtë

Trump kërkon mbylljen dy e mediave, veprimtarët shqiptarë: Për ne, roli i Zërit të Amerikës dhe Radios Evropa e Lirë do të mbetet historik

Moment i çuditshëm nga protesta në Beograd - rruga e mbushur me njerëz u zbraz në pak sekonda

Herët e fundit që Ukraina dhe Rusia ranë dakord për një marrëveshje armëpushimi - çfarë shkoi keq?

Real Madridi do të bëjë përpjekje konkrete për transferimin e yllit të Arsenalit

Protesta masive në Beograd - gjithçka ndodhi atje, MINUTË PAS MINUTE