"Kce" është titulli i këngës më të re të reperes Tayna, të cilën e ka shoqëruar me video muzikore.

Producenti i shumë hiteve, Cricket, qëndron prapa kësaj kënge, të cilës ia ka realizuar muzikën.


taynaklipi Fragment nga klipi i këngës "Kce" (Foto: YouTube/Screenshot/Friends Entertainment)

Projekti është realizim i Friends Entertainment, ndërsa xhirimi i videoklipit është bërë me regji të Valon Aziri.

Tayna i ka zgjedhur disa bukuroshe për videoklipin e ri, ndërsa njëra prej tyre është modelja e njohur nga Shqipëria, Kejvina Kthella.

"Ring Ring" është kënga më e fundit e Taynas, e cila po ashtu ishte publikuar me videoklip, ndërsa deri më tani është shikuar afro pesë milionë herë. /Telegrafi/