Aktorja 77-vjeçare u ka treguar dashamirëve të saj se është kthyer në shtëpi pas një vizite rutine në spital dhe i ka falënderuar ata për mesazhet dashamirëse që ia kanë dërguar.

“Jam kthyer nga spitali në shtëpi dhe ndjehem për mrekulli. Falemnderit të gjithëve për dashurinë dhe mbështetjen”, shkruan aktorja.