Ata janë vëllezërit më të famshëm të futbollit evropian.

Granit dhe Taulant Xhaka janë dyshja e familjes Xhaka që gjithmonë zënë vëmendjen e mediave.


Tash, ata i ndajnë plot 2400 kilometra prej njëri-tjetrit, por janë afër me zemër.

lumi b 1 2 Taulant Xhaka në videomesazh, Foto: 20min.ch

Në një video për 20min.ch, Taulant Xhaka i ka dëshiruar çdo të mirë Granitit dhe ekipit kombëtar të Zvicrës para duelit të madh ndaj Brazilit.

Reprezentuesi i Shqipërisë i ka bërë thirrje Granitit që të mbijetojnë pjesën e parë pa pranuar gol dhe të provohet fitorja në pjesën e dytë.

granit xhaka 1 Granit Xhaka në grumbullim me kombëtare, Foto: Blick

"Tung Granit. Shpresoj se do të mbijetoni pjesën e parë 0-0 dhe në të dytën nuk i dihet kurrë çka mund të ndodhë", u shpreh Taulanti në mesazhin e tij për Granitin.

Taulanti para dy vitesh në këtë periudhë ishte përballur me Granitin në Kampionatin Evropian, që ishte përballja më e ëmbël e dy vëllezërve.

Zvicra e shqiptarëve do të përballet me Brazilin në ora 20:00 në Rostov.

/Telegrafi/

telegrafi sport app