Futbollisti i FC Basel dhe Kombëtares Shqiptare Taulant Xhaka, ka festuar sot (e martë) ditëlindjen e tij të 26-të.

Me këtë rast ai ka marrë plot urime të përzemërta nga miqtë dhe familjarët e tij.


Ka qenë vëllai i tij, futbollisti i njohur Granit Xhaka, i cili ka publikuar në Instagram Story një fotografi ku shfaqet bashkë me vëllain, teksa në mbishkrimin e fotos i shkruan urimet e tij.

"Urime ditëlindjen broki", shkruan Graniti në fotografi, në të cilën shfaqet krah për krah me të vëllain. /Telegrafi/

taulant