Taulant Seferi i sjell skuadrës së tij fitoren me golin e shënuar në kohën shtesë

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Taulant Seferi, ka shënuar golin e fitores për skuadrën e tij Hatta-Bani Yas.
Ndeshja ishte e vlefshme për javën e 8-të të kampionatit të Emiratet e Bashkuara Arabe, ku skuadra e Seferit fitoi me rezultat 1-0.
Sulmuesi i Kombëtares shënoi në minutën e 94-të, pas një asistimi perfekt të marrë nga shoku i skuadrës, Mohammed.
Për Seferin ky është goli i tretë në kampionat, pas 8 javësh, ndërsa ka edhe një asistim. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals









































