Në Pejë u mbajt tubimi i fushatës elektorale, ku prezent ishte edhe me Kryeministri Albin Kurti.

Kandidati për Kryetar të Pejës, Taulant Kelmendi, nga ky tubim i ka ftuar qytetarët për mobilizim.


Ai tha se duke votuar për ndryshim, pa dallim bindjesh, do të hapin kapitullin e ri për qytetin e Pejës.

“Ose ndryshim, ose stagnim”, tha Kelmendi, duke theksuar se koha për ndryshim është më 9 nëntor.

Prandaj sipas tij fletëvotimi ofron vetëm njërën nga këto dy opsione.