LAJMI I FUNDIT:

Tasholli për Gjykatën Speciale: Si AliExpresi, porosit diçka tjetër e të vjen tjetër çka

Tasholli për Gjykatën Speciale: Si AliExpresi, porosit diçka tjetër e të vjen tjetër çka

Analisti, Ismail Tasholli në Debat Plus në RTV Dukagjini ka thënë se ka dilema se si Gjykata Speciale është instaluar përbrenda.

“Shpeshherë ne po themi që e kemi votuar vet, por Gjykata Speciale është si AliExpress, kur porosit diçka tjetër e të vjen diçka tjetër. Në momentin kur është votuar, është besuar në drejtësi se ne s’kemi alternativë tjetër si shoqëri duhet me ditë… veç drejtësinë e kemi”.

“Kur është propozuar nuk është bërë me dije se prokurori serb do të marr medalje për bashkëpunimin e mirëfilltë që e kanë pas ndër vete. Do të thotë se kur është votuar[nga deputetët e Kuvendit të Kosovës] nuk e kanë dit që zyra e Hagës do të jetë edhe në Beograd. Kur e kanë votuar nuk e kanë dit që Drecun-i ka dërguar me thasë material atje. Do të thotë është një lojë dhe një kontekst që i ka fut të gjitha palët brenda një kurthi të asaj që sot quhet “Ndërmarrje e përbashkët kriminale’”, ka thënë Tasholli.


Ai ka rikujtuar disa intervista të Sllobodan Millosheviqit dhënë mediave ndërkombëtare në prag të bombardimeve të NATO-së.

“Millosheviq e jep intervistën e  famshme, ku në pyetjen se çka është UÇK-ja? Në përgjigjen e tij në gjuhen angleze thotë ‘Asgjë’. Janë disa djem të underground-it që janë dilera të drogës e të armatimit e që po duan për hesape ekonomike me e kallë një luftë në Ballkan”, ka deklaruar tutje Tasholli.

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia shpall dy shqiptarë non-grata, tregojnë arsyen përse janë ndaluar nga autoritet serbe

Serbia shpall dy shqiptarë non-grata, tregojnë arsyen përse janë ndaluar nga autoritet serbe

Lajme
Gjykata Speciale, ish-mjeku i KFOR-it: Raporti për ngjarjen në ish-godinën e MUP-it në Prizren, nuk sjell përfundim që kryerësit e krimit ishin shqiptarë

Gjykata Speciale, ish-mjeku i KFOR-it: Raporti për ngjarjen në ish-godinën e MUP-it në Prizren, nuk sjell përfundim që kryerësit e krimit ishin shqiptarë

Drejtësi
Gripi po e kalon pragun epidemik, IKSHPK apel qytetarëve që të vaksinohen

Gripi po e kalon pragun epidemik, IKSHPK apel qytetarëve që të vaksinohen

Shëndetësi
KPM jep sqarime mbi zgjedhjen e kryetarit të ri: Procesi ka qenë transparent dhe në përputhje me rregullat e institucionit

KPM jep sqarime mbi zgjedhjen e kryetarit të ri: Procesi ka qenë transparent dhe në përputhje me rregullat e institucionit

Lajme
Policia në kërkim të një personi në Gjakovë, dyshohet se kreu vjedhje në një xhami

Policia në kërkim të një personi në Gjakovë, dyshohet se kreu vjedhje në një xhami

Kronika e Zezë
Mickoski takon familjen Rusi në SHBA: Ata janë shembull i shqiptarëve të suksesshëm nga Maqedonia

Mickoski takon familjen Rusi në SHBA: Ata janë shembull i shqiptarëve të suksesshëm nga Maqedonia

Politikë
Kalo në kategori