Tashmë dihen vazot e Kupës së Botës për Klube 2025 – ndarje interesante nga FIFA

FIFA sot ka njoftuar se si do të ndahen vazot për shortin për Kupën e Botës për Klube 2025 që do të mbahet qershorin dhe korrikun e ardhshëm.
Një garë me format të ndryshuar që vazhdon të bëjë hapa përpara, ndërsa tani janë bërë publike katër vazot në të cilat janë ndarë skuadrat.
Vazo 1 përbëhet nga katër skuadrat e renditura më të larta nga Evropa së bashku me katër skuadrat më të renditura nga Amerika e Jugut, ndërsa vazo 2 përbëhet nga tetë ekipet e mbetura nga Evropa.
Vazo 3 dhe 4 kanë kryesisht ekipet nga Azia, Afrika, Amerika Qendrore, Amerika Jugore dhe Amerika Veriore.
Ndarja e vazove
Vazo 1: Manchester City (Angli), Real Madrid CF (Spanjë), FC Bayern München (Gjermani), Paris Saint-Germain (Francë), CR Flamengo (Brazil), SE Palmeiras (Brazil), CA River Plate (Argjentinë), Fluminense FC (Brazil)
Vazo 2: Chelsea FC (Angli), Borussia Dortmund (Gjermani), FC Inter (Itali), FC Porto (Portugali), Atlético Madrid (Spanjë), SL Benfica (Portugali), Juventus FC (Itali), FC Salzburg ( Austri)
Vazo 3: Al Hilal (Arabi Saudite), Ulsan HD (Kore e Jugu), Al Ahly FC (Egjipt), Wydad AC (Marok), CF Monterrey (Meksikë), Club León (Mekisikë), CA Boca Juniors (Argjentinë), Botafogo (Brazil)
Vazo 4: Urawa Red Diamonds (Japoni), Al Ain FC (Emiratet e Bashkuara Arabe), Espérance Sportive de Tunisie (Tunizi), Mamelodi Sundoëns FC (Afrikë e Jugut), CF Pachuca (Meksikë), Seattle Sounders FC (SHBA), Auckland City FC (Zelandë e Re), Inter Miami CF (SHBA)
The pots are set for the #FIFACWC draw! 🔐
— FIFA Club World Cup (@FIFACWC) December 3, 2024
Kushtet e shortit
Parimi i përgjithshëm i FIFA-s është të sigurojë, kudo që është e mundur, që asnjë grup të mos ketë më shumë se një ekip nga e njëjta konfederatë. Kjo vlen për të gjitha konfederatat, përveç UEFA-s, e cila përfaqësohet nga 12 ekipe.
Çdo grup duhet të ketë të paktën një, por jo më shumë se dy ekipe të UEFA-s.
Kështu, katër nga tetë grupet do të përbëhen nga dy ekipe të UEFA-s. Ekipet nga e njëjta shoqatë anëtare nuk mund të jenë pjesë e të njëjtit grup.
Për të siguruar ekuilibrin konkurrues, janë krijuar dy pista të veçanta me nga katër grupe secila.
Si ekipet e vendit pritës dhe për qëllime të planifikimit, Inter Miami CF do të caktohet automatikisht në pozicionin 4 në Grupin A, ndërsa Seattle Sounders FC do të caktohet automatikisht në pozicionin 4 në Grupin B kur të hiqet nga vazoja 4. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Euro gol nga distanca dhe lojtar i ndeshjes - Meriton Korenica i bën të gjitha te Cluj

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

Besnik Hasi mezi ndalet nga lojtarët e tij që të mos përleshet me tifozët

Garë e zjarrtë për vendin e parë në La Liga, Barcelona nuk gabon

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë