Taravari tregon për herë të parë për mos bashkëpunimin me Lëvizjen Besa! Ivanovin e quan ”dru kauçuku” (Video)

Sekretari i LR-PDSH-së, Arben Taravari ka qenë i ftuar në edicionin e parë të emisionit ”Fol Tash” në Tv Koha ku ka folur për aktualitetin politik të Maqedonisë dhe sfidat e demokracisë në vend.
Taravari, ekskluzivisht ka folur për dështimin që të bashkëpunojnë me Lëvizjen Besa për zgjedhjet e fundit, duke e fajësuar publicistin Kim Mehmeti. Ai gjithashtu ka kërkuar që Albin Kurti të flet për këtë rast pasi ai e di fajtorin kryesor.
”Kur nisëm aktivitetin politk dhe ne kemi pasur kontakte të rregullta me Lëvizjen Besa. Unë e kam pas autorizimin për të vazhduar bisedimet me këtë parti. Kryetari Sela më autorizoi që ta kryej këtë punë vetëm që të referohem para kryesisë qendrore deri ku janë punët. Shumë shpesh akuzohet zotëri Sela se ai paska penguar bashkëpunimin opozitar. Publikisht e them, me plotë përgjegjësi dhe si asnjëherë më parë, në asnjë moment ai nuk më ka thënë bën kështu ose mos komuniko ose mos u ul.
Përkundrazi, ai ka insistuar që të shkohet te Besa dhe të bisedohet bashkimi ose bashkëpunimi opozitar. Ne me disa anëtarë të Besës uleshim gati çdo javë dhe çdo dy javë për të biseduar. Tentuam disa herë për ta nënshkruar. Para emisionit Click Plus atëherë ju thash a e bëjmë zyrtare bashkëpunimin opozitar me lista të përbashkëta. Këtë ia tregova edhe Selës, sot mund ta bëjmë përhajr bashkëpunimin opozitar. Ai tha lirish jepeni dorën dhe bëjeni përhajr në emision dhe bëjeni publike. Dhe ju them këtyre të Besës, a e bëjmë sot përhajr dhe dalim me lista të përbashkëta? Përgjigja ishte, jo do të presim se ne do të bëjmë një këshill opozitar, që atëherë ishte këshill mbipartiak. Ju mund të bëni organe tjera partiake, mund të mbani kongres, ju thash. Por nuk pranuan që të bëhet publike ajo. Pse nuk e di! Para asaj kishim takim edhe tek Albin Kurti, i cili është munduar që të bëhet ky bashkëpunim opozitar.
Ai shumë personave ju ka thënë se faji për mos bashkëpunimin opozitar qëndron tek ata, tek Lëvizja Besa. Kurti e ka obligim moral që të del dhe të tregon se pse nuk është bërë bashkëpunimi opozitar. Ka pasur edhe tentativa tjera, të cilët gjithashtu e kanë për detyrë që të del dhe të tregojnë se pse është nuk është bërë bashkëpunimi opozitar. Tek këshilli mbipartiak u kyq Kim Mehmeti. Prej atëherë ne nuk jemi takuar me Lëvizjen Besa. Nëse do të bashkëpunonim, BDI-ja do të ishte histori. Kim Mehmeti e bëri misionin e tij. Nuk e la të bëhej bashkëpunimi opozitar! Dhe çfarë bënë shqiptarët? Të zhgënjyer, e votuan LSDM-në. A ishte ky misioni i Mehmetit? Nuk e di! është mirë të analizohet. Disa vite pas kësaj të gjithë të vërtetat do të dalin në sipërfaqe. Ne do të mundohemi që të ulemi dhe të vendosim ura komunikimi për zgjedhjet tjera.” tha në Taravari në emisionin ”Fol Tash” në Televizionin Koha.
Presidentin Ivanov e ka quajtur si të pa rëndësishëm në shtet duke thënë se ai i përfaqëson vetëm maqedonasit si kryetar.
”Ivanov mua më asocon në fikus, dru kauçuku. Ai është njeri i cili është i shprazët, me asnjë autoritet në shtet. Ai duhet të jetë shembull por ky e then Kushtetutën. Nuk e ka guximin intelektual. Nëse do të kishte intelektualitet, ai në një moment do të thoshte STOP. Ky është kryetar vetëm i maqedonasve. Prej shqiptarëve këtë e ka votuar vetëm një parti shqiptare që sot ka dy deputetë. Në të ardhmen duhet të zgjidhet nga Parlamenti.” tha në Taravari në emisionin ”Fol Tash” në Televizionin Koha duke e komentuar kryetarin e shtetit, Gjorge Ivanov.
Taravari ka folur edhe për zërat se do të jetë kandidat i Aleancës për shqiptarët për komunën e Gostivarit dhe për mundësinë që ai të jetë ministër i shëndetësisë në qeverinë e re.
Ai gjithashtu ka folur edhe për rolin e ndërkombëtarëve dhe të mediave në shoqërinë e Maqedonisë.
Përndryshe, emisioni ”Fol Tash” do të transmetohet çdo të hënë nga ora 21:40./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Policia me aksion kundër fajdes në Prizren, arreston dy persona - konfiskon para dhe automjete

Tara flet për dokumentin që po e kërkon: Kinse di për shumë krime që i ka bërë UÇK-ja e për vrasje të civilëve

Policia apelon për kujdes nga mashtrimi përmes SMS-ve

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania