Në këtë javë në PodGo në Telegrafi Maqedonika qenë i ftuar kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Arben Taravari, i cili në emision ka folur për temë krejtësisht ndryshe nga politika.

Për fillim Taravari kritikoi qeverinë për faktin se nuk e kishte përmendur e as falemnderuar për mundin e tij për menaxhimin e krizës pas tragjedisë së Koçanit, duke thënë se edhe vetë kryeministri në mbledhjen e qeverisë e ka falemnderuar për mundin e dhënë në menaxhim pasi sipas tij “ka qenë e rrezikuar edhe qeveria nëse nuk do të ishte menaxhuar kriza si duhet”.


Taravari në lidhje me Ramazanin, në cilësinë e mjekut, ka thënë se iftaret me familjen janë shumë të frytshme për shëndetin menduar duke rritur tajimin e neurotransmituesit e disponimit. “Periudha e Ramazanit, por edhe Bajrami, janë shumë të dobishme për njerëzit, për shëndetin mendor të tyre por edhe për mënyrën se si ne mbushemi me energji dhe disponim nga kontakti me njerëz” ka thënë mes tjerash Taravari.


“Për mua babai është idhull dhe vendimet më të rëndësishme të jetës time i kam marr së bashku me të. Babai im ka qenë shumë i kuptueshëm dhe shumë tolerant me mua. Ditët e fundit të jetës së tij, ai më dha disa amanete për jetën. Unë nuk mund t’i ndaj me publikun, por këto këshilla më kanë shërbyer në këtë periudhë. Për këtë jam shumë falemnderues” është përgjigjur Taravari në pyetje për babain, se çka do ta kishte pyetur babain po ta kishte para vetes.

Nëse sot do të përfundonte bota, dhe ti e ke një telefonatë të fundit, kë do të kishe thirrë, ka qenë pyetja që ju parashtrua Taravarit. Ai u përgjigj se do të kishte telefonuar familjen duke ju thënë se ky është fundi, për tu përshëndetur, njofton Telegrafi Maqedoni.

Për pyetjen, cili është momenti më i keq, Taravari ka thënë se vdekja e babait ka qenë momenti më i keq në jetën e tij. “Ai moment më ka prek emocionalisht shumë, edhe pse baba ka ndërruar jetë tetëdhjetë vjet, po për djalin, babai çdoherë është një mbrojtje, është një mburojë, është diçka që i duhet vazhdimisht, edhe asnjëherë nuk është i vjetër” ka përfunduar Taravari.

Nëse do të hapje një biznes, çka do të ishte, Taravari tha se e ka menduar një klinikë private por asnjëherë nuk e ka marrë guximin për ta hapur dhe se tash është shumë vonë për të. /Telegrafi/