Tammy Abraham drejt largimit, garë e madhe për sulmuesin anglez

231:"Tammy Abraham of Chelsea during the 2021/22 Pre Season Friendly match between AFC Bournemouth and Chelsea at the Goldsands Stadium, Bournemouth, England on 27 July 2021. PUBLICATIONxNOTxINxUK Copyright: xAndyxRowlandx PMI-4312-0013 31:"imago images/PRiME Media Images
Tammy Abraham pritet të jetë njëri nga të larguarit e parë nga Chelsea gjatë afatit kalimtar veror.
Sulmuesi anglez nuk po ka hapësira në formacionin e Thomas Tuchel dhe kjo ka bërë që ai të kërkoj largimin.
Megjithatë ofertat nuk mungojnë për sulmuesin shtatlartë, pasi ai kërkohet si në Angli ashtu edhe në Gjermani.
Tri skuadrat londineze, West Ham United, Tottenham Hotspur dhe Arsenal kanë shprehur interesim për të.
Ndërkohë në Gjermani është Borussia Dortmund që po monitoron situatën e lojtarit.
Chelsea kërkonte 40 milionë funte për lojtarin, por tani londinezët kanë zbritur kërkesat e tyre.
Kampioni në fuqi i Evropës është gati ta shes yllin anglez nëse vije një ofertë prej 35 milionë eurove. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
01/08/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






















































