Talenti Erling Haland zgjidhet lojtari më i mirë i javës në Ligën e Kampionëve

Erling Braut Haland i RB Salzburgut është zgjedhur lojtari më i mirë i javës së parë të sezonit të ri 2019/20 në Ligën e Kampionëve.
19-vjeçari norvegjez befasoi të gjithë me talentin e tij duke shënuar het-trik në debutimin e tij në garën më të madhe ekipore evropiane.
Haland shënoi tri gola në fitoren e madhe 6-2 në shtëpi ndaj Genkut, duke barazuar rekordin e Wayne Rooneyt në vitin 2004.
Golat e Haland erdhën të gjitha në pjesë të parë, apo më saktë në minutat 2', 34' dhe 45'.
Paraqitjet e tij të mira bënë që norvegjezi të zgjidhet në formacionin më të mirë të javës në Ligën e Kampionëve.

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




































