LAJMI I FUNDIT:

Talebanët vrasin liderin e ISIS-it që qëndronte pas bombardimeve në aeroportin e Kabulit nga i cili mbetën të vrarë 170 civilë dhe 13 ushtarë amerikanë

Talebanët vrasin liderin e ISIS-it që qëndronte pas bombardimeve në aeroportin e Kabulit nga i cili mbetën të vrarë 170 civilë dhe 13 ushtarë amerikanë

Organizatori i grupit Shteti Islamik që mendohej se kishte planifikuar bombardimin shkatërrues të vitit 2021 në aeroportin e Kabulit është vrarë nga talebanët në pushtet në Afganistan, thonë zyrtarët amerikanë.

Siç kujtojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, shpërthimi në gusht vrau 170 civilë dhe 13 ushtarë amerikanë, ndërsa njerëzit po përpiqeshin të largoheshin nga vendi pasi talebanët morën kontrollin.

Figura e IS u vra javë më parë, por u desh kohë për të konfirmuar vdekjen e tij, thanë zyrtarët amerikanë për partnerin e lajmeve të BBC-së, CBS.


Por emri i tij nuk është bërë i ditur.

Zyrtarët amerikanë thanë se kishin përcaktuar përmes mbledhjes së informatave të inteligjencës dhe monitorimit të rajonit se lideri kishte vdekur, megjithëse nuk dhanë detaje të mëtejshme se si kishin mësuar se ai ishte përgjegjës për bombardimin.

“Ekspertët në qeveri kanë besim të madh se ky individ… ishte me të vërtetë personi kryesor përgjegjës”, tha një zyrtar i lartë amerikan për CBS.

Sipas një raporti në New York Times, SHBA mësuan për vdekjen e liderit në fillim të prillit.

Është e paqartë nëse ai ishte në shënjestër të talebanëve apo nëse ai u vra gjatë luftimeve të vazhdueshme midis IS dhe talebanëve, raportoi gazeta.

Ndërkohë të hënën, SHBA filloi të njoftonte familjet e ushtarëve të vrarë për vdekjen e liderit të IS. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Momenti kur aeroplani luftarak i Putinit qëllohet mbi Ukrainë, duke “shpërthyer në një top zjarri” – teksa piloti u hodh nga ai

Momenti kur aeroplani luftarak i Putinit qëllohet mbi Ukrainë, duke “shpërthyer në një top zjarri” – teksa piloti u hodh nga ai

Botë
Drone misterioze mbi një bazë gjermane ku po stërviten trupat ukrainase - dyshohen se janë rusë

Drone misterioze mbi një bazë gjermane ku po stërviten trupat ukrainase - dyshohen se janë rusë

Evropa
Kombet arabe kritikojnë komentet e Netanyahut për

Kombet arabe kritikojnë komentet e Netanyahut për "shtetin palestinez në tokën saudite"

Botë

"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun

Botë
Historike për Evropën, goditje për Rusinë - shtetet baltike ndërpresin linjat e energjisë elektrike me rusët

Historike për Evropën, goditje për Rusinë - shtetet baltike ndërpresin linjat e energjisë elektrike me rusët

Evropa
Greqia vazhdon të dridhet, mbi 800 tërmete në vetëm një javë - ekspertët ngrenë alarm

Greqia vazhdon të dridhet, mbi 800 tërmete në vetëm një javë - ekspertët ngrenë alarm

Greqia
Kalo në kategori