LAJMI I FUNDIT:

Takohen Rama dhe kryeministri grek Mitsotakis

Takohen Rama dhe kryeministri grek Mitsotakis

Përpos pjesëmarrjes në Forumin Ndërkombëtar për Dialog Ekonomik dhe Politik, dyshja politike Edi Rama-Kyriakos Mitsotakis iu bashkua një takimi në selinë e kryeministrit grek, një takim ky që zgjati rreth 55 minuta.

Gazetari i Top Channel-it në Athinë, Artur Bibe zbulon diçka më shumë rreth bisedës së mbajtur pas forumit euro-arab në kryeqytetin grek. Sipas tij, takimi u karakterizua nga një klimë pozitive.

“Greqia është shumë e kënaqur me ecurinë e marrëveshjeve deri tani. Pala greke është njohur me ngërçin e pronave në jug të vendit dhe ka shprehur kënaqësinë e saj me ecurinë kësaj çështjeje. Rama ka kërkuar ndërhyrjen e Mitsotakisit, për sa i përket heqjes së ligjit të luftës, një relike që sipas tij mban peng marrëdhënien mes dy palëve. Pala greke është e kënaqur pasi po shënohet progres në plotësimin e kërkesave në drejtim të minoritetit. Po kështu, Rama i tha Mitsotakisit që duhet të jeni më aktivë në Ballkan dhe Mitsotakis iu përgjigj që synojmë të rikthehemi në Ballkan, përkrah partnerëve tanë siç jeni ju. Mitsotakis shprehu dëshirën që të vizitojë Shqipërinë për të krijuar një ide me sytë e tij mbi situatën e minoriteteve në Shqipëri”, u shpreh gazetari Bibe. /TCH/


Në trend Lajme

Më shumë
Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Lajme
Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Lajme
Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Lajme
Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Lajme
Kalo në kategori