LAJMI I FUNDIT:

Takohen kryeministri dhe presidenti i Greqisë për zhvillimin e negociatave për emrin

Takohen kryeministri dhe presidenti i Greqisë për zhvillimin e negociatave për emrin

U hodhën disa hapa për afrim, kishte edhe shenja të mirëkuptimit dhe vullnetit të mirë, tha kryeministri i Greqisë pas takimit me presidentin grek, në lidhje me zhvillimin e ngjarjeve në marrëdhëniet Maqedoni-Greqi, ndërsa në dialogun fillestar Alexis Tsipras dhe Prokopis Pavlopoulos e përmendën edhe irredentizmin, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Mendoj se është diçka pozitive dhe shejnjë e vullnetit të mirë ndryshimi i emrave të aeroportit dhe autostradës që i lidh dy shtetet, sepse ajo është çështje kritike, të gjithë kemi ndjeshmëri të madhe, askush nuk mund ta përvetësojë historinë e një populli tjetër.”, tha kryeministri grek, Alexis Tsipras.

Presidenti grek, duke folur për Maqedoninë e theksoi irredentizmin si problem parësor.


“Irredentizmi dhe eliminimi i irredentizmit nuk është çështje vetëm e Greqisë, nuk është temë që e vendosim vetëm ne. Duhet fqinjët tanë ta kuptojnë se është çështje edhe e BE-së, sepse irredentizmi është plotësisht në kundërshtim me ligjet evropiane”, tha presidenti Pavlopoulos.

Takimi i sotëm mes Tsipras dhe Pavlopoulos është në suaza të aktiviteteve të kryeministrit grek për të informuar faktorët politik në Greqi për arritjen e një konsenzusi të gjerë kombëtar./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova voton për Kuvendin e ri - gjithçka që duhet të dini për procesin zgjedhor

Kosova voton për Kuvendin e ri - gjithçka që duhet të dini për procesin zgjedhor

Politikë
Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit

Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit

Lajme
Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij

Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij

Lajme
Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë

Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë

Siguri
Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë

Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë

Lajme
​KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës

​KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës

Politikë
Kalo në kategori