Takohen ambasadori amerikan dhe Zemaj, flasin për forcimin e marrëdhënieve Kosovë-SHBA
Përfaqësuesi i Kosovës për marrëdhënie me NATO-n, Astrit Zemaj, është takuar me ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier.
Lajmin për takimin e ka bërë të ditur ky i fundit, përmes një postimi në Twitter.
Ai tha se forcimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve ka qenë temë diskutimi.
“Kënaqësi të takoj mikun tim, ambasadorin Astrit Zemaj, përfaqësues i Republikës së Kosovës për marrëdhënie me NATO-n, në Bruksel, pas vizitës në Këshillin e NATO-s.”, ka shkruar Hovenier.
"Gjë e mirë për të arritur dhe rivendosur punën tonë së bashku gjatë shumë viteve për të avancuar marrëdhëniet e forta SHBA-Kosovë", ka shtuar ai. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























