LAJMI I FUNDIT:

Takimi Shehabi-Reka: premtohet formimi i Muzeut të Alfabetit të Gjuhës Shqipe në Manastir

Takimi Shehabi-Reka: premtohet formimi i Muzeut të Alfabetit të Gjuhës Shqipe në Manastir

Sekretari shtetëror në Ministrinë e Kulturës, Behixhudin Shehabi priti për një takim pune ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Republikën e Maqedonisë, Fatos Reka. Rëndësi në këtë takim iu dha aktiviteteve të përbashkëta.

Një ndër ta është formimi i Muzeut të Alfabetit të Gjuhës Shqipe në Manastir. U theksua se në të do të bëhet restaurimi i enterierit në bazë të projektit të përgatitur nga profesionistë të këtij lëmi nga Republika e Shqipërisë.

“Ekspozita e përhershme muzeore, në të ardhmen do të pasurohet me figura të veprimtarëve të shquar nga historia shqiptare të bëra nga dylli. Ky projekt mbështetet nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë. Ambasadori Reka theksoi se të gjitha këto aktivitete shërbejnë për kultivimin ruajtjen dhe zhvillimin e lidhjeve të ndërsjella kulturore ndërmjet të dy vendeve,” njofton kabineti i Shehabit.


Shehabi theksoi se në kuadër të Programit vjetor për përkrahjen e projekteve që kanë interes nacional, vetëm në vitin 2016 do të realizohen 14 aktivitete kulturore të përbashkëta për të dy vendet.

Në drejtim të përparimit dhe zhvillimit të raporteve të ndërsjella në sferën e kulturës, rëndësi iu dha bashkëpunimit të dyanshëm i cili u intensifikua pas vitit 2005 ndërsa u konkretizua më 2015 me Marrëveshjen e Bashkëpunimit Kulturor ndërmjet Ministrisë së Kulturës së Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Shqipërisë, njofton kabineti i Shehabit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Lajme
Tensione në gjykimin në Hagë, komandat Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Tensione në gjykimin në Hagë, komandat Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Lajme
Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Kronika e Zezë
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Kalo në kategori