Autoritetet vendore thanë se operacioni për nxjerrjen e 12 futbollistëve dhe trajnerit të tyre mund të zgjasë dy deri në katër ditë, por gjithçka varet nga moti.

Njoftimi erdhi se misioni i shpëtimit kishte filluar. Ekipet e shpëtimit hynë në shpellë në orën 10 lokale, ndërkohë që në hyrjen e saj kanë mbetur vetëm ekipet e zhytjes, mjekët dhe forcat e sigurisë.


"Sa po kanë ardhur ekspertët e shpëtimit nga Australia, SHBA, Tailanda, Kina dhe Evropa dhe do t'i ndihmojnë ata të dalin ngadalë në hyrjen e shpellës, duke përdorur një sistem litar në disa seksione", thuhet në deklaratën e autoriteteve, përcjell Telegrafi.

"Për shkak të kompleksitetit të shpellës dhe vështirësisë së operacionit, nuk dihet se sa kohë do të duhen para se ekipi të mund të nxjerrë grupin e parë të djemve. Zhytësit do të punojnë me mjekët në shpellë për të vlerësuar shëndetin e tyre para se të përcaktojnë se kush do të dalë më herët", vijon njoftimi.

Ende mbetet e paqartë sesi do të zhvendosen djemtë e bllokuar, por gjasat janë që në këtë udhëtim për të dalë sërish në dritën e diellit atyre do t’iu duhet të zhyten në disa raste, e në disa të tjera ku niveli i ujërave lejon, të mund të ecin. /Telegrafi/

https://twitter.com/twitter/statuses/1015875281280643073