LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: Taksa nuk është e dy-tri partive, është temë nacionale

Tahiri: Taksa nuk është e dy-tri partive, është temë nacionale

Ish-Koordinatori Nacional për Reforma Shtetërore në Qeverinë Haradinaj, Besnik Tahiri i AAK-së, ka reaguar pas deklaratës së kreut të LDK-së, Isa Mustafës, se taksa e vendosur nga Kosova ndaj Serbisë duhet të largohet.

Tahiri, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se, “në temat e dialogut me Serbinë nuk duhet të merren vendime të njëanshme dhe pa koncensus politikë, kjo nuk duhet avancohet”.


“Kosova e ka sfidë reformën në administratën e shtetit, kjo është sfidë e të gjithë ekspertëve për të ndihmuar konsoliduar dhe reformuar shtetin, kurr skam me u ndal me ndihmu këtë proces”, ka shkruar Tahiri, përcjell Telegrafi.

“Megjithatë, në temat e dialogut me Serbinë nuk duhet të merren vendime të njëanshme dhe pa koncensus politikë, kjo nuk duhet avancohet”.

“Taksa 100% nuk është e një partie, dy, apo tri, kjo është temë nacionale”, ka shkruar Tahiri.

Ndryshe, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë sot se “Kosova duhet të heq tarifën, në mirëbesim me SHBA-të dhe BE-në”.

Mustafa ka thënë se në situatën aktuale është e rëndësisë themelore të ruhet dhe të kultivohet partneriteti me SHBA-të, dhe të vlerësohet roli prijës i tyre në procesin e dialogut Kosovë-Serbi, duke shtuar më tej se vetëm SHBA mund të përmbyll marrëveshjen përfundimtare me Serbinë.

Mustafa: Asnjë tarifë e reciprocitet nuk matet me peshën e partneritetit me SHBA-në dhe BE-në
Lexo po ashtu Mustafa: Asnjë tarifë e reciprocitet nuk matet me peshën e partneritetit me SHBA-në dhe BE-në

Ndërkohë, sot afër Qeverisë së Kosovës është sulmuar me vezë zëvendëskryeministri Avdullah Hoti. E sulmuesit e panjohur derisa kanë hedhur vezë  në drejtim të Hotit, kanë thënë se taksa nuk bën të hiqet. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Lajme
Kalo në kategori