LAJMI I FUNDIT:

Tahiri takon përfaqësues të AI-së, flasin për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë

Tahiri takon përfaqësues të AI-së, flasin për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka pritur sot në një takim njoftues ekipin e Amnesty International, Gauri van Gulik, zëvendësdrejtoresh për Evropën , si dhe raportueset Sian Jones dhe Jelena Sesar.

Tahiri ka njoftuar për prioritetet e tij në mandatin katërvjeçar, si dhe për punën që po bëhet në harmonizimin e normave ligjore konform standardeve bashkëkohore ndërkombëtare në fushën e drejtësisë.


Ministri ka përmendur punën që Qeveria ka bërë në kompensimin e viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës, duke arritur që për këtë kategori të ndjeshme të shoqërisë të ofrohet trajtim i dinjitetshëm.

Në këtë rrafsh, ministri Tahiri ka premtuar se do të jetë i përkushtuar që t’iu mundësojë qasje të plotë në drejtësi.

Zëvendësdrejtoresha për Evropën në Amnesty International, van Gulik ka ofruar mbështetjen e saj për Ministrinë në përmirësimin e politikave, që do të ndihmonin Kosovën në përmbushjen e standardeve ndërkombëtare për respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut.  /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
Kalo në kategori