LAJMI I FUNDIT:

Tahiri takohet me Mustafën, Lumezin dhe Qalajn: Abuzimi me pozitën institucionale do të ndëshkohet

Tahiri takohet me Mustafën, Lumezin dhe Qalajn: Abuzimi me pozitën institucionale do të ndëshkohet

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka pritur sot në takim ministrin e Brendshëm, Ekrem Mustafa, Kryeprokurorin, Aleksandër Lumezi, dhe drejtorin e Policisë, Rashit Qalaj.

Ky takim ka ardhur pas abuzimit seksual me të miturën në komunën e Drenasit, transmeton Telegrafi.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Tahiri ka shkruar se abuzimi me pozitën institucionale, do të ndëshkohet.


“Në vazhdën e angazhimit tim të përditshëm, sot kam pritur në takim Ministrin Mustafa, Kryeprokurorin Lumezi dhe Drejtorin e Policisë Qalaj, me të cilët kemi ndarë shqetësimin e përbashkët rreth këtij rasti si dhe shqetësimet tjera të qytetarëve tanë që ndërlidhen me sigurinë. Abuzimi me pozitën institucionale në çdo nivel është i pa pranueshëm dhe duhet të ndëshkohet, veçmas kur ky abuzim ndodhë nga ata që janë përgjegjës për mbrojtjen dhe sigurinë e qytetarëve”, ka shkruar ministri i Drejtësisë.

Abuzimi sekual me të miturën në Drenas, VV dhe LDK dorëzojnë kërkesën për seancë të jashtëzakonshme
Lexo po ashtu Abuzimi sekual me të miturën në Drenas, VV dhe LDK dorëzojnë kërkesën për seancë të jashtëzakonshme

Tahiri tutje ka shkruar se ky rast do të trajtohet deri në fund, dhe abuzuesit do të marrin ndëshkimin sipas ligjit.

“Ky rast do të trajtohet deri në fund dhe çdo shkelje që cenon besimin e qytetarëve në institucione do të marrë ndëshkimin sipas ligjit. Institucionet tona të rendit dhe ligjit, do të vazhdojnë edhe më fuqishëm punën e tyre në shërbim të qytetarëve dhe rritjes së sigurisë së tyre. Ky është imperativ i pa kompromis”, përfundon Tahiri postimin në Facebook.

Ndryshe për abuzimin me vajzën e mitur nga mësuesi dhe polici, sot është protestuar në Prishtinë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çfarë do të ndodhë nëse SHBA largon trupat, flet ish-komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë

Çfarë do të ndodhë nëse SHBA largon trupat, flet ish-komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Kur do të mund të formohet Qeveria e re e Kosovës?

Kur do të mund të formohet Qeveria e re e Kosovës?

Lajme
Berisha akuzon komisionerët për dallavere në numërim: Janë militantë partiakë e familjarë të kandidatëve

Berisha akuzon komisionerët për dallavere në numërim: Janë militantë partiakë e familjarë të kandidatëve

Lajme
Franca nderon ish prokuroren Drita Hajdari me medaljen Kalorës i Urdhrit Kombëtar të Meritës

Franca nderon ish prokuroren Drita Hajdari me medaljen Kalorës i Urdhrit Kombëtar të Meritës

Lajme
Gruaja shqiptare e burri serb kanosen nga disa serbë të Banjskës, u kërkohet të largohen

Gruaja shqiptare e burri serb kanosen nga disa serbë të Banjskës, u kërkohet të largohen

Lajme
Kalo në kategori