LAJMI I FUNDIT:

Tahiri i reagon Sveçlës: Nuk guxove të pengoje ndërhyrjen e Serbisë në veri, e paske dhanë leje për deputetët të marrin pjesë në seancë

Tahiri i reagon Sveçlës: Nuk guxove të pengoje ndërhyrjen e Serbisë në veri, e paske dhanë leje për deputetët të marrin pjesë në seancë

Ish-ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka thënë se dje pa autoritet, pa pushtet, pa ligj, në mënyrë arbitrare, autokratike dhe abuzuese, zëvendësministri i qeverisë së shkarkuar e të turpëruar, paska dhënë leje për ne, deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Republikës, që të mund të marrim pjesë në seancën e paraparë për sot.

“Xhelal Sveçla me këtë protagonizëm prej një degjeneruesi institucional, pa asnjë të drejtë ligjore dhe pa përfillur mënyrën e funksionimit të rendit tonë shtetëror, paska përmbysur hierarkinë e çdo gjëje që funksion sipas rendit e ligjit në Republikën e Kosovës. Një frikacak e i papërgjegjshëm si Xhelal Sveçla në postin e zëvendësministrit, që s’guxoi të pengojë ndërhyrjen e Serbisë në pjesën veriore të vendit, paska guxuar të marrë të drejtën për të menaxhuar me lirinë e deputetëve”, ka shkruar Tahiri.

Postimi i plotë:

Rendi dhe ligji si themele të shtetit, e legjitimiteti si themel i autoritetit e pushtetit, janë vendosur pikërisht për të parandaluar arbitraritetin, autokracinë dhe abuzimin që mund t’ua atribuojnë vetvetes pushtetarët e padinjitetshëm e të rrezikshëm për lirinë dhe të drejtat e njeriut.
Dje, pa autoritet, pa pushtet, pa ligj, në mënyrë arbitrare, autokratike dhe abuzuese, zëvendësministri i qeverisë së shkarkuar e të turpëruar, paska dhënë leje për ne, deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Republikës, që të mund të marrim pjesë në seancën e paraparë për sot.

Xhelal Sveçla me këtë protagonizëm prej një degjeneruesi institucional, pa asnjë të drejtë ligjore dhe pa përfillur mënyrën e funksionimit të rendit tonë shtetëror, paska përmbysur hierarkinë e çdo gjëje që funksion sipas rendit e ligjit në Republikën e Kosovës. Një frikacak e i papërgjegjshëm si Xhelal Sveçla në postin e zëvendësministrit, që s’guxoi të pengojë ndërhyrjen e Serbisë në pjesën veriore të vendit, paska guxuar të marrë të drejtën për të menaxhuar me lirinë e deputetëve.

Kjo nxjerrje në pah e dhuntisë së Xhelalit të vogël për kontroll, atu ku e shfrytëzon rrethanën e duke i ikur ballafaqimit aty ku duhet, është dëshmi e mendësisë totalitare që ka përshkruar gjysmën e kësaj qeverie të turpëruar e të shkarkuar, që nga dita e parë e saj. Prandaj ky zëvendësministër dhe kjo qeveri e turpëruar, duhet zëvendësuar sa më parë me institucione të përgjegjshme, legjitime, llogaridhënëse dhe të nënshtruara plotësisht ndaj rendit e ligjit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Drejtësi
Avokati Kërveshi dhe kompania

Avokati Kërveshi dhe kompania "Kërveshi & Partners" shpallen më të suksesshmit në Kosovë për vitin 2023-2024 nga “The Legal500”

Lajme
Gjenden të shtrirë në rrugë pa shenja jete dy persona në Prishtinë – policia nis hetimet

Gjenden të shtrirë në rrugë pa shenja jete dy persona në Prishtinë – policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Bajrami, Kurtit: A po të kujtohet që i premtojshe do fabrika të keçapit nëpër oda – mjaftë me manipulime

Bajrami, Kurtit: A po të kujtohet që i premtojshe do fabrika të keçapit nëpër oda – mjaftë me manipulime

Lajme
Kalo në kategori