Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri u takua me delegacionin e Komitetit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian të udhëhequr nga David McAlister, të cilët i informoi me politikat e ndërmarra nga Ministria e Drejtësisë që ndikojnë direkt në forcimin e sundimit të rendit dhe ligjit në Republikën e Kosovës.
“Ministrit Tahiri informoi se gjatë periudhës 16 mujore janë hartuar dhe miratuar apo në proces miratimi më se 21 projektligje ku janë mundësuar ndryshime substanciale në sundimin e rendit dhe ligjit, funksionimin e institucioneve ligjzbatuese, duke mundësuar kështu edhe përmbushjen e Agjendës Evropiane dhe Planit Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit. Sipas ministrit Tahiri, gjatë kësaj periudhe kanë nisur edhe procese reformuese siç janë Rishikimi Funksional i Sundimit të Ligjit dhe Agjenda “Drejtësia 2020”, si mekanizëm për koordinimin institucional në funksion të zbatimit të ligjeve në fuqi”, thuhet në njoftimin për media.
Këto ndryshime normative, sipas ministrit Tahiri, mundësojnë luftë më të ashpër kundër krimit të organizuar, meqenëse mundësojnë masa më të rrepta në shqiptimin e dënimeve me theks në kryerjen e veprave të krimit të organizuar dhe terrorizmit.
Po ashtu, Tahiri ka njoftuar delegacionin për ndryshimet e bëra në luftën kundër korrupsionit me theks të veçantë në konfiskimin e pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme, parandalimin e konfliktit të interesit, pezullimin e zyrtareve publik në rast të ngritjes së akuzës ndaj tyre për korrupsion, krim të organizuar apo keqpërdorim të detyrës zyrtare, si dhe politikën e rregullimit të mbrojtjes ligjore për të gjithë personat që raportojnë keqpërdorimin apo korrupsionin në kuadër të institucioneve publike dhe private nëpërmjet ligjit për sinjalizues.
Ministri ka theksuar se agjenda e masave kundër korrupsionit do të vazhdoj edhe me projektligjet për deklarimin e pasurisë ku synohet të racionalizohet dhe rritet numri i zyrtarëve publik që deklarojnë pasurinë, ndërkohë që Projektligji për Agjencinë Kundër Korrupsionit do ta qartësoj mandatin e saj dhe fuqizoj rolin e këtij institucioni në luftën kundër korrupsionit.
Anëtaret e Komitetit u informuan nga ministri Tahiri edhe për Projekt Kodin Civil, që për herë të parë është hartuar në Kosovë, si masa ligjore më e rëndësishme pas Kushtetues e që synon kodifikimin e të drejtës civile në Kosovë, dokument i cili aktualisht është në kuadër të konsultimeve para se ti nënshtrohet miratimeve të nevojshme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos